Analiza

Lojërat ju bëjnë më të mençur

Dec 21 2009
0 Shpërndarje
Lojërat ju bëjnë më të mençur

Shkencëtarët nga Universiteti Rochester kanë ekzaminuar të gjitha literaturat ekzistuese rreth video lojërave dhe kanë gjetur një numër të befasive. Për shembull, ata kanë gjetur se gejmerët e zjarrtë janë bërë më të shpejtë jo vetëm në lojën e dëshirës së tyre, por edhe në një numër të testeve laboratorike që nuk ishin të ndërlidhura mes vete, të cilat kishin qëllim kohën e reagimit.

Disa observues kanë sugjeruar se gejmerët janë të shpejtë, por ata janë bërë më pak të saktë me rritjen e shpejtësisë së lojës. Studimi i ri ka gjetur të kundërtën: gejmerët nuk humbin saktësinë e tyre as në lojëra as në teste laboratorike, me rritjen e shpejtësisë së tyre.

Shkencëtarët besojnë se ky është një rezultat i përmirësimit të aftësive njohëse të gejmerit. Luajtja e video lojërave avancon performancën e aftësive rotative mentale, aftësive vizuale dhe memorien hapësinore, dhe në detyrat e kërkuara për vëmendje të ndarë.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se me video lojëra mund të reduktojnë disa prej rënieve të aftësive njohëse që arrijnë si rezultate të moshës.

Lajmet e fundit>