Analiza

Lojërat më të mira të vitit

Dec 26 2009
0 Shpërndarje
Lojërat më të mira të vitit

Viti 2009 është në përfundim e sipër dhe ky është një prej viteve që ka përjetuar punë të jashtëzakonshme prej kompanive të ndryshme në prodhimin e lojërave.
Lista jonë e mëposhtme përmban tituj që janë lëshuar në vitin 2009 ose do të lëshohen në fillim të vitit 2010, në 3 regjionet kryesore të botës, Evropë, Japoni dhe Amerikë Veriore

20. Prototype

Activision mezi ka mbijetuar pas bashkimit me Blizzard gjatë vitit të kaluar, por Prototype sjellë argëtim jashtëzakonisht të fuqishëm tek lojtarët. Prototype premton shumëçka për lojtarin, duke sjellë një ngjarje interesante, grafikë të shkëlqyer të lojës, efekte ultimative, shkatërrime të pafundme, beteja të përgjakshme, etj. E përveç kësaj aftësitë e karakterit kryesor, që pëson mutacione të ndryshme, duke bërë duart në formë të çekiçëve, në formë të shpatave, duke marrë formën e cilido që mbytë, sjelli një argëtim të paharrueshëm në secilën platformë.

20__1__742334495.jpg

19. Star Ocean: The Last Hope

Square Enix, nuk ka qenë një prej zhvilluesve më të mirë të këtij zhanri. Gjersa ata nuk mund të llogariten në kategorinë e zhvilluesve më të dobët, ata megjithatë kanë humbur fijen me atë që dikur i ka bërë një prej krijuesve më të mirë të ngjarjeve për lojërat RPG. Por para se Square Enix të fut të gjitha shpresat me titullin Final Fantasy XIII, kjo kompani ka ende gjasa edhe me Star Ocean: The Last Hope.
Loja, që është një rikrijim i titullit të parë Star Ocean për PSX është paraqitur në treg gjatë muajit prill ekskluzivisht për platformën Xbox 360. Star Ocean: The Last Hope i përket zhanrit RPG, dhe shpresohet se kjo lojë do të kthej fatin në anën e Square Enix.

18.  BioShock 2: Sea of Dreams

18__3__176912249.jpg

Origjinali i BioShcok ishte një lojë absolutisht kreative kur doli për herë të parë në vitin 2007 për Xbox 360 dhe PC. Më vonë në vitin 2008 u paraqit edhe për Playstation 3. Por tek versioni për PS3, kur përfundoni lojën ju fitoni një video të shkurtë që tregon rreth pasardhësit të kësaj loje, Sea of Dreams.
Nga videoja mund të vërehet, një Little Sister që duket paska më e vjetër sesa që ishte në lojën e fundit, dhe e cila mban një Big Daddy me Rapture që ndërtohet nga prapa me rërë. Në anën tjetër nuk është ofruar ndonjë detaj shtesë.
E tëra që dimë është se BioShock 2: Sea of Dreams nuk do të përfshijë Ken Levine, drejtorin e parë të lojës.

17. Grand Theft Auto IV: The Lost and Damned

Nëse viti 2008 na ka mësuar diçka, atëherë ishte kjo: asnjëherë mos u bëni jashtëzakonisht të lumtur me një titull GTA, sepse Rockstar sjellë gjithmonë diçka të re në vazhdim.
Grand Theft Auto IV: The Lost and Damned padyshim që nuk do të jetë ndonjë lojë e keqe, përkundrazi ajo do të sjelli një formë të re argëtimi në kuadër të GTA-së, me motoçikleta, çiklist dhe Johny Klublitz nga GTA IV.

16.  Bayonetta

16__2__149619737.jpg

Loja për të cilën thuhet se do të bëjë “boom” në zhanrin aksion, kjo IP e re e krijuar nga Platnum Games dhe e publikuar nga Sega, që qëndron prapa titullit Devil May Cry, padyshim që do të tërheq vëmendje nga gejmerët. Ju luani si Bayonetta, një femër e cila është sjellë në ditët moderne të shoqërisë, për të luftuar kundër engjëjve.
Në bazë të pamjeve të para prej këtij titulli, loja duke jashtëzakonisht e bukur dhe një kompjuter i fuqishëm apo platformat Playstation 3 ose Xbox 360 do të sjellin eksperiencën e duhur në duart tuaja.

15. I Am Alive

Lajmi i keq është se Jade Raymond nuk do të jetë i përfshirë në këtë projekt, por lajmi i mirë është se loja pavarësisht kësaj është e shkëlqyer. I Am Alive ju dërgon në rolin e Adam Collins, i cili tenton të kërkojë të dashurën e tij pas një dridhjeje shkatërruese në Chicago. Ju kontrolloni Adamin përmes një shikimi FPS, duke pasur parasysh edhe faktin që nuk po kërkoni vetëm të dashurën por edhe po kërkoni të mbijetoni.

14.  Lionhead’s Secret Project

Ndoshta është me rrezik të vendoset në listë një lojë për të cilën ende nuk dihet asgjë, por e tëra që kemi kuptuar deri më tani për të vendosur këtë projekt super sekret në listë është mënyra sesi loja do të revolucionojë zhvillimin e gejmerëve.

13. Halo 3: ODST

13__2__160334784.jpg

Beteja me Master Chief ka përfunduar por Bungie dëshiron që ju të vendosni sërish për një mision të fundit, pasi që ata janë duke sjellë zhvillimin e një pjese të re të Halo, e cila do të shënoj edhe projektin e fundit Halo të Bungie.
Loja zhvillon ngjarjen diku në mes Halo 2 dhe Halo 3, ku ju luani si “The Rookie”,  një ushtar ODST që gjendet në tokat e New Mombasa dhe ndahet nga ekipi i tij i përbërë nga anëtarët Romeo, Mickey, Butch dhe Dutch.

12. inFamous

E shpalosur për herë të parë në Konferencën e Sony-it në E3 2007 dhe e përcjellë me detaje shtesë në E3-in e vitit pasues, ky titull i ri nga Sucker Punch është paraqitur për PS3 në fund të pranverës së këtij viti. Ju luani në rolin e Cole, i cili pas një eksplodimi masiv të qytetit Empire, zgjohet si një i mbijetuar i eksplozionit dhe ka përfituar disa fuqi të reja për t’i shfrytëzuar, përveçse se ju keni humbur vetëdijen dhe ju qëndroni prapa shpërthimit. Tani ju duhet të shfrytëzoni fuqitë për vendosur nëse dëshironi të jeni një hero apo një anti-hero.

11. Gran Turismo 5

Gran Turismo 5: Prologue që është shpalosur në mars të vitit 2008, ishte një reklamë e mirë për lojën kryesore duke u veçuar me 70 vetura, 12 shtigje që përfshijnë edhe vozitjen në drejtim të kundërt, dhe për herë të parë në histori mundësinë për të luajtur online.
Gran Turismo 5 ofron trefish më shumë vetura dhe shtigje garuese, dhe përveç kësaj argëtimi nuk do të mungoj por do të jetë i pranishëm në një nivel të shkëlqyer dhe këtë e vërteton më së miri përpunimi i detajuar i veturave në kuadër të kësaj loje.

10. Mass Effect 2

10__2__295852179.jpg

Bioware ka krijuar diçka jashtëzakonisht të bukur me titullin e parë origjinal dhe tani e bënë këtë edhe një herë me Mass Effect 2. Një RPG si kjo ju ngërthen në luajtje dhe do t’ju bëjë që të mos qoheni nga PC-ja apo PS3-i me orë të tëra. Ngjarja, sistemi i lojës, grafika, ambienti rrethues, etj janë disa prej elementeve kryesore që e bëjnë këtë lojë të meritojë praninë në këtë listë. Nëse keni dikë në familje që është i pasionuar pas lojërave RPG, atëherë Mass Effect 2 është zgjidhja e duhur për ju.

9. God of War III

9_500244546.jpg

Sigurisht entuziastët e kësaj loje sigurisht që ka përcjellë për së afërmi videot më të fundit nga kjo lojë, por në fund të vitit 2009 kjo lojë më nuk do të jetë thjeshtë video por edhe lojë e plotë.
Kratos është rikthyer edhe njëherë si God of War III, që është përmbyllja e serisë që ka filluar në vitin 2004 për Playstation 2. Krijuesi David Jaffe ka thënë se përmbajtjet e kësaj loje të shfaqura në VGA gjatë muaji të kaluar, i kanë sinjalizuar tij mënyrën sesi një “pikturë është ngjallur”, dhe padyshim që edhe ne pajtohemi me të.
God of War III do të jetë një prej disa lojërave që do të shtyjë para shitjen e PS3, e këtu pajtoheni edhe ju entuziastë të God of War III, sepse kjo lojë gjithmonë ka sjellë argëtim maksimal tek ju.

8.  Heavy Rain

8_602551907.jpg

Heavy Rain, që është shpalosur shkurtimisht në E3 2006 dhe më vonë edhe në GC 2008 në Leipzig, është një prej lojërave më mbresëlënëse që ka parë ndonjëherë platforma PS3. Kjo lojë veçohet me emocione reale të karaktereve dhe me një mekanizëm të ri të luajtjes. Në kombinim me këto veçori gjenden edhe një skenar interesant në një ambient me reshje të mëdha. Zhvilluesi Quantic Dream ka ecur në gjatësi ekstreme për t’iu siguruar juve se nuk po luani një lojë, por në vend të kësaj jeni duke marrë pjesë në një eksperiencë emocionale mbresënëse.

7. Assassin’s Creed 2

7_173599483.jpg

Shumica e pjesëve vazhduese të lojërave origjinale, janë ribërje të lira të pjesës së parë. Kjo nuk është rasti me Assassin’s Creed 2, që është pjesë përcjellëse e titullit origjinal të vitit 2007. Kjo paraqet një version më të mençur, më të përpunuar dhe me më shumë përpunime vizuale ndaj titullit origjinal. Gjersa loja duket vërtetë bukur, stili i luajtjes është avancuar dhe është përshtatur për nevojat e RPG-së që zhvillohen në një ambient të hapur. Tani ka edhe më shumë vrasje, kërcime prej një kulmi në një kulm tjetër dhe leksione të historisë, dhe ngjarja gjithashtu ngërthen një ringjallje të Renesancës. Leonardo Da Vinçi do të ishte krenar.

6. Uncharted 2: Among Thieves

6_781229896.jpg

E shpalosur gjatë muajit të kaluar, Uncharted 2 padyshim që do të jetë një prej titujve më të popullarizuar për platformën PS3. Pa asnjë pikë dyshimi Uncharted: Drakes Fortune ishte një prej lojërave më të mira për PS3 të vitit 2007, dhe presim që këtë sukses ta korrë edhe Uncharted 2.
Nathan Drake është në një mision të radhës para se të pensionohet nga ndjekja e thesareve dhe në vazhdimësi është duke kërkuar për një thesar që i përket Marco Polos para se një kriminel i njohur botor, ta gjejë këtë thesarë para tij. Thjeshtë Uncharted 2 do të shkëlqej.

5.  Borderlands

Pandora paraqet një planet të dëmtuar dhe të ndyrë që përfaqëson një version të irrituar të Perëndimit të Egër të Amerikës. Detyra juaj është që të hulumtoni sipërfaqen e këtij planeti për të gjetur kasafortën, në të cilën gjenden një numër i madh i pasurive dhe teknologjive. Kjo përfshin edhe mbledhjen  të një numri të madh të armëve të fuqishme dhe të veglave atraktive, duke shfrytëzuar vetura me amortizimi të lehta dhe duke shkatërruar tipa të egër që kanë pësuar mutacion. Borderlands është një përzierje e shkëlqyer e lojërave hibride: ju shtoni nivele dhe aftësi, ngjashëm sikurse tek një lojë RPG. Duke shtuar edhe grafikën dhe skenarin e shkëlqyer të lojës, ju do t’i afroheni më shumë se kurrë një loje të përkryer.

4. Killzone 2

Loja epike FPS nga Gurreilla Games sjellë në duart tuaja armë prej llojeve të ndryshme dhe beteja të përgjakshme. Ju luani rolin e Tomas “Sev” Sevchenko, një ushtar ISA që është pjesë e një njësie nën komandën e Rico Vasquez, prej Killzone 1, ndërsa ngjarja zhvillohet në pushtimin e Heghan-it për të arrestuar liderin Helghast, përkatësisht Perandorin Visari dhe për të parandaluar makinën Helghaste që të depërtojë para. Nëse jeni pronar i një Playsation 3, kjo lojë patjetër duhet të gjejë një vend në koleksionin tuaj

3. DJ Hero

3__3__281871093.jpg

Në një botë ku gjenden njerëz që dëshirojnë të rokerë, DJ e këngëtarë, DJ Hero ofron një sfidë të jashtëzakonshme drejt kësaj dëshire. Me një numër të madh të mikseve muzikore ekskluzive dhe me disa prej grafikave më të fundit të klubeve muzikore të natës, DJ Hero është garuesi i ri për lojën më të mirë të vitit. Pra paramendoni vetën duke përzier këngë përmes pllakave të DJ-ve, të artistëve si Gorillaz, Daft Punk apo Queen, apo paramendoni të qëlloni me rend notat e krijuara nga një artist si Paul Van Dyk.

2. Batman: Arkham Asylum

2_854165857.jpg

Jokeri ndoshta asnjëherë më nuk do të ketë rastin të frikësojë audiencën e filmit Batman, por ai mund të jetë pengesa mes së mirës dhe të keqes në Batman: Arkham Asylum, që vazhdon në pikën ku ka përfunduar The Dark Knight nga Christopher Nolan. Shpëtimtari i Gotham-it gjen vetën në Arkham Asylum të rrethuar nga secili keqbërës që ai e ka vendosur prapa qelive, si dhe me Jokerin në krye. Për dallim prej adaptimeve të lojërave tjera të heroit të DC Comics, Arkham Asylum është pakoj totale, me një ngjarje interesante dhe me një sistem interesant të luftimit.

1. Call of Duty: Modern Warfare 2

1_771880112.jpg

Kjo lojë dërgon një mesazh: Video lojërat kanë diçka inteligjente për t’iu thënë konflikteve bashkëkohore ushtarake. Në Call of Duty: Modern Warfare 2, ju lëvizni anembanë globit, duke ndjekur forntin e linjave të globalizuara, beteja asimetrike, ku jo secili ka uniform, lufta nuk është gjithmonë e deklaruar dhe zona e luftimit nuk është e shënuar qartë – betejat zgjerohen në metro, aeroporte dhe ndonjëherë edhe në dhomat e ndenjës së dikujt. Ka me tona aksion ushtarak në Modern Warfare 2, por në thelb loja ka ndryshuar temën: të limitohen dëmtimet civile dhe të kuptohet se me kë duhet të luftohet dhe pse ka rëndësi që ata të jetojnë.

 

Lajmet e fundit>