Lajmet

Lokacione të reja në Street View, falë Google Trike

Mar 1 2010
0 Shpërndarje
Lokacione të reja në Street View, falë Google Trike

Përderisa anëtarët e Bashkimi Evropian vazhdojnë të ankohen rreth kombive të Google që po kapin njerëz afër rrugës në pozita të palakmueshme, studentë ambicioze vozitës biçikletash janë duke u bashkuar për të shkuar në vendet e tyre më të preferuara, dhe për ti futur ato në veçorinë Street View, të shërbimit Google Maps. Pas disa muajve votim, Google ka bërë të ditur të hënën se një listë e lokacioneve të këmbësorëve do të paraqitet në Street View, falë biçikletës së re të Google.

Instituti Rochester për Teknologji në Nju Jork do të bëhet kampusi i parë i kolegjit që është vendosur në katalogun e Street View, pasi ka arritur të grumbullojë 70.000 vota. Atë do ta përcjellin Boulder Creek Path në Colorado, Faneuil Hall Marketplace në Boston, National Mall në Washington D.C. dhe Kopshti Zoologjik i Detroitit.

Në total, Google ka mbledhur 238.000 vota për të shkurtuar listën origjinale prej 24 lokacioneve në finalen e përbërë nga pesë sosh.

Nuk është hera e parë që Google ka dalë jashtë rrugës për të kapur disa imazhe për Street View. Vetëm gjatë muajit të kaluar, kompania ka kapur kamerat 360 shkallëshe në motorët e borës për të kapur imazhe nga shtigjet e skijimit në Vankuver, para se të fillonin Lojërat Olimpike Dimërore. Street View Trike gjithashtu është vendosur edhe në lokacione tepër të ngushta për kombinë, duke përfshirë edhe LegoLand në Kaliforni.

Lajmet e fundit>