Lajmet

Lokalizoni veturën tuaj të parkuar me Android

Nov 8 2012
0 Shpërndarje
Lokalizoni veturën tuaj të parkuar me Android

A keni pasur ndonjëherë probleme me lokalizim të veturës tuaj të parkuar? Ndoshta keni shkuar në ndonjë qytet tjetër për ndonjë punë dhe keni harruar se ku saktësisht e keni parkuar veturën tuaj.

Park Me Right është një aplikacion për Android që mund të ju ndihmojë për të gjetur automjetin tuaj.

Park Me Right: Car Locator është një aplikacion pa pagesë për Android që largon tërë atë pasiguri, së paku nëse e përdorni aplikacionin për të ruajtur pozitën e veturës tuaj kur e keni parkuar atë.

Park me Right është i thjeshtë: sapo e keni bërë parkimin e veturës suaj, hapeni aplikacionin dhe tregojini se ku e keni parkuar. Ajo do të jetë si shenjë e lokacionit tuaj në një hartë në Google Map dhe do ta ruani atë, kështu që ju mund ta dini më herët.

Kur të riktheheni dhe keni nevojë që ta gjeni veturën tuaj, klikoni butonin “Find Car” dhe aplikacioni do t’iu paraqes një busull dhe veturën tuaj në të njëjtën hartë kështu që mund ta gjeni atë më vonë.

Park Me Right mund të përdoret edhe për qëllime të tjera

Ekziston po ashtu një gjetës i hapësirës parkuese që mund të jetë i dobishëm në situata të caktuara, një opsion për ta shpërndarë lokacionin e veturës suaj me të tjerët në Facebook, Foursquare ose Twitter, ose duke përdorur SMS.

Opsioni i fundit mund të jetë i dobishëm nëse iu tregoni anëtarëve të tjerë të familjes se ku ndodhet vetura juaj dhe kështu iu mundësoni atyre të dinë për vendndodhjen e veturës.

Megjithëse Park Me Right është dizajnuar për të lokalizuar veturën tuaj të parkuar, ai mund të përdoret edhe për qëllime të tjera.

Për shembull, nëse jeni në pushime ose në një udhëtim biznesi dhe dëshironi ta ruani vendndodhjen e hotelit tuaj për të mos pasur probleme më vonë për ta gjetur atë.

Dhe së fundi është një aplikacion shumë i dobishëm për poseduesit e veturave dhe për një numër të qëllimeve të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>