London School of Fashion eksperimenton modën me printim 3D

Apr 10 2013
0 Shpërndarje
London School of Fashion eksperimenton modën me printim 3D

foto 3dTrendi i printimi 3D po përhapet aq shumë kohët e fundit, sa që nuk mund t’i shpëtonte pa provuar edhe një prej sektorëve më eksperimentues në botë, siç është moda.

Në London College of Fashion’s Fashion Space Gallery do të shfaqet gjatë kësaj jave një ekspozitë e cila tregon modele të ndryshme aksesorësh apo këpucësh që janë krijuar me printimin 3D, duke nxjerrë në pah potencialian e kësaj teknologjie si një mjet tepër interesant në dizenjim.

Organizatorët shprehen se printimi 3D lidhet ngushtë me modën dhe dizajnin. Ata bënë paralelizëm me fustanin e Dita von Teese, i cili ishte krijuar me printim 3D nga puna e dizenjatorit Michael Schmidt, lajm ky që bëri xhiron e botës muajin e kaluar.

Printeri MakerBot Replicator 2 3D do të shfaqet në galeri gjatë ekspozitës, madje do të realizohen edhe printime të cilat do të vendosen më pas në raftet e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>