Lajmet

Londra pa pika publike Wi-Fi

Jul 27 2012
0 Shpërndarje
Londra pa pika publike Wi-Fi

Me sa duket LOCOG (London Organizing Commitee of the Olympic Games) ka në plan të heqë të gjitha vendet publike me Wi-Fi. Postera me këtë lajmërim janë vendosur qysh ditën e premten në rrugët e Londrës.

Edhe pse vende jo të sanksionuara janë hequr, smartfonët, tabletët dhe pajisjet tjera lejohen, gjithashtu edhe paketa e transmetimit të tyre si lidhjet 3G. Ajo që LOCOG do të heqë është pjesa e “ndarjes” së sinjalit.

Se si Komiteti i Lojërave Olimpike ka në plan ta zbatojë këtë urdhër ngelet ende një mister. Mund të jetë aq e thjeshtë sa një pagesë nga Telekomi Britanik për të fituar para nga hapja e një rrjeti gjigant Wi-Fi.

BT, ofruesi më i madh i internetit në Britani, është shërbim zyrtar i internetit për këto Lojëra Olimpike, pas lidhjes së një kontrate me organizatorët. Sipas GigaOm, komiteti i dha dritën jeshile planeve të BT-së për të shpërndarë 1500 pika Wi-Fi në vendet Olimpike, ku në të njëjtën kohë 1000 pika priten të vendosen në Parkun Olimpik.

Edhe pse Lojërat Olimpike 2012 do të jenë gjithandej me mundësi lidhjeje në internet, një gjë është e sigurtë: pikat e BT-së nuk do të jenë falas. Infrastruktura nuk është e lirë, kështuqë BT është në ankth të mbledhë shpenzimet që bëri (ndoshta të bëjë edhe fitime).

Si rezultat, shumë spektatorë do të përballen ndaj këtij fakti. 90 minuta Internet do të kushtojnë 5.99 paund, 9.99 paund për 24 orë dhe 26.99 paund për 5 ditë. Abonentët ekzistues të BT, O2 dhe Tesco Mobile do të jenë të përjashtuar nga këto tarifa, duke patur privilegjin të kenë të njëjtën lidhje në internet si të tjerët, por pa asnjë pagesë.

Edhe pse kjo është dukshëm një iniciativë me qëllim përfitimi monetar me anë të pikave Wi-Fi, mund të ketë shqetësime të tjera, si pika të paligjshme, ose persona keqdashës që duan të vendosin një stop këtij kapitalizmi, dhe njëkohësisht duke synuar vendosjen e Wi-Fi të tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>