Lajmet

Lordi Robertson lavdëron punën e menaxhmentit të PTK-së

Dec 24 2009
0 Shpërndarje
Lordi Robertson lavdëron punën e menaxhmentit të PTK-së

Lordi Robertson i cili ishte i pranishëm javën që shkoi në ceremoninë e nënshkrimit të vazhdimit të kontratës mes PTK-së dhe Monaco Telecom Internacional e cila është pjesë e Cabel e Wireles, këshilltar i të cilës është edhe ai vet, çmoi shumë punën e bërë nga dr. Haxha si Kryeshef Ekzekutiv i PTK.

Ish-shefi i NATO-s, Lordi Robertson ka deklaruar se Kosova ka shënuar zhvillim të madh në përdorimin e shërbimeve të telefonisë mobile, në një anë si dhe ka përfituar nga afarizmi pozitiv i PTK-së, e cila i ka sjellë progres të madh ekonomike vendit tonë, nga ana tjetër.

Ai ka pohuar se shërbimet e mira të telekomit luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin dhe zhvillimin e ekonomisë së një vendi.

“PTK-ja mund të jetë krenar që është duke luajtur një rol parësor në drejtim të nxitjes ekonomike në vend. Duhet lavdëruar ekipin menaxhues të PTK-së i cili po udhëhiqet nga dr.Shyqyri Haxha që ka arritur të tejkalojë numrin e synuar prej 1 milion konsumatorëve”, ka deklaruar Lordi Robertson.

Dikur njeriu numër një i cili ndihmoi shumë luftën çlirimtare të Kosovës në pozitën e shefit të NATO-s, Lordi Gorge Robertson, sot në pozitën e këshillarit në kompaninë Cabel and Wireles me seli në Londër, lavdron popullin dhe institucionet e Kosovës për punën që po bëjnë.

Tashmë nga një prizëm krejt tjetër sheh Kosovën dhe zhvillimet këtu krahasuar me dhjetë vjet më parë, kur urdhëroi forcat e NATO-s që të bombardonin forcat serbe. Sot ai fton kompanitë ndërkombëtare që të investojnë në Kosovë.

“Duhet pranuar faktin se përmes PTK-së është përmbushur kërkesa e qytetarëve të Kosovës që të gëzojnë shërbimin e nivelit botëror”, ka thënë Lordi Robertson.

Sipas tij, menaxhmenti i ri i kompanisë ka bërë ndryshim shumë të madh për sa i përket cilësisë së produkteve që janë në dispozicion në Kosovë. “Marrëveshja e re me Monako-C&W do t’i japë Kosovës avantazh të madh në tregun ndërkombëtar. Telekomunikacioni juaj ka befasuar botën, duke pasur parasysh nivelin e sferës së veprimtarisë për një vend të vogël”, ka nënvizuar ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Ai ka vënë në pah të dhënën tjetër se cilësia e shërbimeve të telekomunikacionit që PTK-ja tani mund t’u ofrojë qytetarëve të Kosovës, do të tërheqë pjesën tjetër të botës dhe do t’i sigurojë Kosovës një epërsi ekonomike në të ardhmen.

“Në çdo vend të botës se sektori i telekomunikacionit është pjesë shumë e rëndësishme për ekonominë e një vendi dhe kjo tashmë është dëshmuar në Kosovë”, ka potencuar Lordi Robertson duke inkurajuar menaxhmentin aktual të PTK-së me në krye me dr.Shyqyri Haxhën që të avancojë edhe me shumë zhvillimin e biznesit të telefonisë mobile.

Lajmet e fundit>