Analiza

Luajtësit e rinj Blu-ray mbushen me opsione të reja dhe kushtojnë më pak

Jan 20 2010
0 Shpërndarje
Luajtësit e rinj Blu-ray mbushen me opsione të reja dhe kushtojnë më pak

Panasonic DMP-BD60K
DMP-BD60K i Panasonic kushton rreth $50 më shumë se luajtësit e tjerë kryesues të disqeve Blu-ray për vitin 2009, por kombinon një dizajn të admirueshëm, shumë opsione dhe imazhe vërtet cilësore.
Në testet tona, Panasonic kaloi rrjedhshëm nga ngjyrat e ndezura të filmave vizatimorë te tonet e imëta të grisë në filmat bardhë e zi. Njësia gjithashtu zmadhonte DVD-të normale në mënyrë mjaft të mirë.
DMP-BD60K është i hollë, elegant, tërheqës në pamje dhe mjaft kompakt. Butonat Power dhe Eject janë të mëdhenj, të vendosur mirë dhe të thjeshtë për t’u shtypur kur duhen. Pulti i komandimit nuk është i ndriçuar, por butonat e tij janë blu, prandaj nuk është e vështirë t’i dallosh.

Luajtësi kishte nevojë për pak më shumë se një minutë kohë përgatitje përpara se të fillonte të luante diskun. Pasi disku kishte filluar të luhej, kapërcimi i kapitujve krijonte një vonesë të ndjeshme, por të pakundërshtueshme. Pauza dukej se ishte e menjëhershme. Në të gjitha drejtimet, Panasonic DMP-BD60K renditet si një nga luajtësit më të mirë Blu-ray që mund të blini sot për sot.

Philips BDP5010
Philips BDP5010 është tipiku i një luajtësi Blu-ray brand-name. Por mund të gjeni modele më të mira për çmimin e tij.
Në testet tona të cilësisë së imazheve, BDP5010 renditej pak më poshtë se referenca jonë, Sony Playstation 3. Zmadhimi i DVD-ve ishte gjithashtu nën nivelin mesatar, duke prodhuar imazhe të buta dhe humbje detajesh. Edhe disqet Blu-ray ishin zhgënjyese për një renderim high definition.
Menyja e instalimit ka opsione të qarta dhe të kuptueshme, por  disa prej sqarimeve në ekran vështirë të jenë shembuj të qartësisë. Butonat më të përdorshëm të pultit janë vendosur në mënyrë të saktë, por janë të vegjël dhe mund të jenë të vështirë për t’u shtypur. Pulti i komandimit nuk është as i ndriçuar dhe as i programueshëm.
BDP5010-ës i duheshin plot 77 sekonda për të filluar luajtjen e një disku. Pasi një film kishte filluar të luhej, mund të vihej në pauzë pa ndonjë vonesë të madhe dhe vononte vetëm pak kur kapërcente kapitujt.
Philips BDP5010 është një luajtës i kënaqshëm, me një çmim të moderuar – por jo ndonjë pazar i mirë.

Samsung BD-P1600
Megjithëse jep një luajtje të admirueshme Blu-ray dhe paketohet me tipare të ndryshme, Samsung BD-P1600 bën disa gabime të shmangshme. Kur përdoret për të luajtur disqe Blu-ray, ai prodhon imazhe shumë të mira high definition, duke e kapërcyer rregullisht referencën tonë në një masë të vogël.
BD-P1600 performonte jo aq mirë, duke i rritur imazhet e DVD-ve normale në 1080p. Në të imazhet ishin më të buta dhe më pak të detajuara se në PlayStation 3. Njësia ka një port USB 2.0 për të pranuar një flash 1GB për luajtjen e muzikës MP3 dhe për të parë foto në JPG.

Për të ardhur keq është fakti që Samsung ka vendosur një panel të madh në pjesën e përparme. Paneli hapet i tëri kur disku del jashtë – dhe paraqet një rrezik derisa kapaku mbyllet përsëri.
BD-P1600 fillon të luajë një disk në vetëm 42 sekonda, duhet të prisni për një kohë të shkurtër kur kapërcehen kapitujt, por jo kur e vendosni në pauzë.
Pulti i programueshëm nuk është i ndriçuar nga pas, por pak butona të domosdoshëm ndriçojnë në errësirë.
Samsung BD-P1600 jep imazhe shumë të mira dhe vepron shpejt (për standardin Blu-ray). Por problemi në zmadhimin e imazheve dhe dizajni i pamenduar nuk e lejojnë të shkëlqejë tërësisht.

Lajmet e fundit>