Lajmet

Luani pa pagesë në Battlefield 1 përgjatë fundjavës në Xbox One dhe PC

Mar 1 2017
0 Shpërndarje
Një version falas i Battlefield 1 do të jetë i disponueshëm në Xbox One dhe kompjuterat personal këtë fundjavë lajmëroi Electronic Arts. Luani pa pagesë në Battlefield 1 përgjatë fundjavës në Xbox One dhe PC Photo Source: E

Në Xbox One përdoruesit mund të luajnë me një lojtar ose disa pa asnjë kufizim. Sakaq në kompjuterat personal oferta është më e limituar. Lojtarët përfitojnë vetëm dy harta me shumë lojtarë dhe vetëm një kapitul me një lojtar.

Për më tepër koha e luajtjes është gjithashtu e kufizuar në 10 orë. Kjo ofertë vijon në datat 3 dhe 5 Mars. I gjithë progresi i shënuar në lojë do të qëndrojë në llogarinë tuaj.

Ndërkaq PlayStation 4 ngelet jashtë festës. Gjithashtu Battlefield 1 është në skonto dhe mund ta blini momentalisht për 30 dollar. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>