Ja se si

Luani Tetris në uTorrent

Feb 14 2012
0 Shpërndarje
Luani Tetris në uTorrent

Për ta bërë këtë, lëshojeni programin uTorrent dhe klikoni në menynë Help, pastaj klikoni në opsionin About uTorrent.

Kjo do të hapë një dritare, shtypni shkronjën “T” në tastierë për t’ia filluar një qarku në Tetris.

Pas kësaj menjëherë do të fillojë loja. Ju mund të përdorni shigjetat në të majtë dhe të djathtë në tastierë për të lëvizur, shigjeta për lart do ta rrotullojë objektin dhe shigjeta poshtë do të rrisë shpejtësinë e rënies së objektit i cili paraqitet.

Artikull i shkurtër, por që mund të ju hyjë në punë për t’i kaluar disa minuta duke u argëtuar me lojën shumë të njohur Tetris. Në fund, mos ngurroni të shkruani në komente pikët maksimale që i keni arritur gjatë luajtjes./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>