Lajmet

Lufta botërore kibernetike po vazhdon, shikoni se kush po fiton dhe sa Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë në të

Jun 30 2014
0 Shpërndarje
Lufta botërore kibernetike po vazhdon, shikoni se kush po fiton dhe sa Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë në të

NorseSigurisht se tashmë keni dëgjuar shumë herë se si interneti është përplot me hakerë dhe i mbingarkuar me maluerë, përkatësisht me përmbajtje të dedikuar për t’ui vjedhur informacionet tuaja. Sigurisht që keni dëgjuar edhe se si lufta e ardhshme do të zhvillohet online e jo ofline dhe se Kina dhe SHBA-të tashsmë po luftojnë për mbizotërim në botën kibernetike.

Është e vështirë të vlerësohet se cila është mundësia reale e luftës kibernetike sepse efektet e hakimit në përgjithësi janë të padukshme për syrin e pa përvojë. Megjithatë, kompania e sigurisë “Norse” ka prodhuar një hartë gjeografike e cila në nivelin global na shfaqë sulmet e hakerëve dhe atë në kohë reale. Dhe në të vërtetë mund të shihni se Kina tashmë është dukë zhvilluar luftë kibernetike me SHBA-në.

Harta interaktive tregon se kush sulmon më së shumti dhe çfarë lloj sulmi është përdorur. Të dhënat në këtë hartë më shpesh rrjedhin nga rrjeti “honeypot” (sistem për zbulim dhe devijim të paautorizuar për ndërhyrje të llogarive) të cilin e mirëmbajnë serverët e Norse. Ky lloj hakimi shërben për të mbledhur të dhëna për sulmuesit potencial dhe që ti largojë ata nga qëllimi i tyre. Nëse e vëzhgoni më gjatë hartën, do të jetë e qartë se shumica e sulmeve arrijnë nga Kina dhe Amerika, dhe se Amerika është caku më i madh i sulmeve të hakerëve. Është interesant edhe fakti se sa të fortë janë hakerët bullgar të cilët momentalisht janë madje para rusëve.

Nganjëherë mund edhe të shihni madje edhe mori sulmesh të koordinuara nga Kina drejt Amerikës. Sigurisht që është e vështirë që këto sulme të lidhen me qeverinë kineze, por duket se është dikush aty që i koordinon këto sulme. Shumë sulme vijnë edhe nga Amerika, por ato nuk janë të koordinuara drejt një caku, por janë të ndryshme. Sipas disa të dhënave statistikore në vitin 2012 në SHBA kishte mbi 10 milion sulme hakerësh në ditë.

KËTU mund të ndiqni drejtpërdrejtë luftën botërore-kibernetike dhe shikoni se sa Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë në të. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>