Siguri

Lufta e kinës kundër pornografisë vë në shënjestër makinën kërkuese Google

Jun 29 2009
0 Shpërndarje
Lufta e kinës kundër pornografisë vë në shënjestër makinën kërkuese Google

Në një material që njerëzit po e quajnë “video të montuar”, një televizion pronë e CCTV në një transmetim monopolizues paraqet rreziqet e veçorisë së Google për sugjerime të kërkimeve, e cila tenton të kompletojë në mënyrë automatike termet e kërkimit me rezultatet të popullarizuara dhe të ngjashme. Në një pikë gjatë intervistës, kur udhëheqësi i emisionit vendosin fjalon “son” në Google, një kërkim i sugjeruar paraqiti rezultatin “anormal relationship between son and mother” (marëdhënie jonormale mes nënës dhe birit)

Në mënyrë formale Google ka komentuar këtë çështje dhe ka shpjeguar se veçoria e sugjerimeve të kërkimeve është e bazuar në popullaritet. Në mbrojtje të tyre, Google deklaron se askush nuk ka vendos këtë frazë për disa muaj me radhë, por termi befasisht u bë i popullarizuar në Pekin, në ditët në vazhdim të transmetimit të emisionit. Megjithëse është dëshmi e vështirë për të arritur në konkludime të një teori të konspiracionit, sigurisht mund të vendoset në kategorinë “e dyshimtë” nëse është e vërtetë.

Google ka bërë të ditur se është duke punuar në një sistem të ri që do të ndihmojë në largimin e të gjitha gjurmëve të pornografisë në databazën Kineze, por e përshkruan këtë si një “tentim madhor inxhinierie”. “Google ka qenë duke punuar për të larguar pornografi nga rezultatet tona kërkuese në Kinë, në koordinim me licencat tona operative” deklaroi kompania.

Google veçse filtron një sasi të madhe të materialeve politike nga rezultatet e saja kërkuese, dhe kritikët frikësohen se censura e mëtutjeshme vetëm se do të komplikojë tentimet e të drejtave të aktivistëve. Gjithashtu ia vlen të përmendët se agjensioni qeveritar i vendosur për të thyer pornografinë, është gjithashtu përgjegjës për shtypje të aktivitetit ilegal politik.

Zyrtarët amerikanë kanë kritikuar këto restrikcione në kompanitë që tentojnë të bashkëpunojnë me kërkesën në rritje e sipër të Kinës për censurë të pornografisë, dhe jemi të sigurt që do të kemi lajme të mëtutjeshme gjatë muajve të ardhshme.

Lajmet e fundit>