Siguri

Lufta kibernetike kundër Izraelit

Aug 25 2011
0 Shpërndarje
Lufta kibernetike kundër Izraelit

Një grup egjiptian lëshoi një krimb kompjuterik që infektoi rreth 50000 kompjuterë personalë në Izrael dhe Shtete të Bashkuara.

Sipas porosisë të përfshirë nga sulmuesit, ky sulm vjen për shkak të vrasjes së 3 ushtarëve egjiptianë nga ushtria e Izraelit.

Ja edhe porosia, e cila ka titullin “Kundër-Zionizmit”

“Nëse ju mund të shihni këtë porosi kjo i bie që ju jeni nga izraeli ose nga SHBA > të dy palët ta shpifni  ushtarët tuaj të krisur zionistë kaluan nëpër kufinjët egjiptianë dhe vranë 3 ushtarë dhe kjo nuk është mirë për ju.

tani ushtria jonë u bë 79999997 në vend të 80000000, ata janë të gjithë gati që të godasin prapanicat tuaja të trasha :)”

duket që është gjithashtu për problemin në mes të Egjiptit dhe Izraelit

“sulmi ynë është fillimi, ju mund të thoni që është vetëm një plumb i thjesht, por sulmi nuklear do të vijë së shpejti 🙂

ky nuk është fati juaj i vetëm, kështu që mos u pikëlloni, ky fat i pret mijëra përdorues zionistë

shikojeni këtë: http://img202.imageshack.us/img202/523/ilcopy.png

Duke kërcënuar që ka më shumë sulme kundër Zionistëve dhe duke ngarkuar një pikturë të rrjetit të tyre bot.

“Sulmuar nga Striked By : sTrIk3r, i-Hmx , H311 C0D3 & K4rar

brohoritje për të gjithë hakerët e elitës në sec4ever.com, alm3refh.com dhe 1337s.cc

tani lejeni Krimbin Tonë të ju falë pak për veten e tij…”

Sipas porosive,  mund të pritet që të ketë betejë edhe më të madhe kibernetike në mes të këtyre dy vendeve. Janë hapur disa tema në internet për të kërkuar ndihmë kundër këtij krimbi virtual i cili ka infektuar rreth 50,000 kompjuterë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>