Analiza

Lufta në internet mes shtetit Turk dhe rrjeteve sociale YouTube e Twitter nuk ka përfunduar

Apr 7 2015
0 Shpërndarje
Lufta në internet mes shtetit Turk dhe rrjeteve sociale YouTube e Twitter nuk ka përfunduar

File illustration of a person holding a Samsung Galaxy S4 displaying a Twitter error message in front of a Turkish flagAksesi i rrjetit social Twitter dhe atij të shpërndarjes së videove YouTube është bllokuar në Turqi këtë të hënë si pasojë e një vendimi gjyqësor të bazuar në ankesat e shumë individëve. Nuk është hera e parë që Turqia bllokon përdorimin e këtyre dy faqeve popullore online. Twitter dhe YouTube u bllokuan dhe në muajin Mars gjatë periudhës zgjedhore.

Bllokimi i aksesit në këto faqe vjen vetëm një javë pasi disa shtetas turk mundën të thyenin barrierat e sigurisë dhe morën peng një prokuror turk i cili vdiq gjatë kundërsulmit të bërë nga policia e shtetit për ta shpëtuar atë. Gazeta të njohura turke thanë se realisht bllokimi i faqeve online u bë pasi fotot e prokurorit të marrë peng u përhapën në këto rrjete sociale ndërkohë që forcat e policisë akoma nuk kishin ndërhyrë.

Në gjysmën e dytë të vitit 2014 autoritetet turke paraqitën pranë Twitter 5 herë më shumë kërkesa për fshirje të përmbajtjes se çdo shtet tjetër sipas raporteve të transparencës të publikuara. Madje vitin që kaloi Turqia kufizoi më shumë veprimin e këtyre rrjete online duke vendosur me ligj se autoritet turke kanë të drejtën e bllokimit të tyre. Është akoma shpejt për të folur për reagimin e shtetasve turk për këtë vendim të marrë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>