Lajmet

‘Lufta’ në Twitter, kosovarët fitimtarë

Aug 5 2011
0 Shpërndarje
‘Lufta’ në Twitter, kosovarët fitimtarë

Ishte një grup kosovarësh i udhëhequr nga Meliza Haradinaj që në Twitter në debate të ashpra me serbët për situatën në veri, kanë arritur të zënë madje vend në vet ‘zemrat’ dhe mendjet e kthjellta të fqinjve tanë veriorë.

Press Online zgjodhi si komentin më të mirë ‘tweet’-in e Melizës e cila shkroi: “Kishim marrë një leksion të vlefshëm nga Napoleoni, atë se dorën e hekurt duhet ta mbështjellim me dorezë të mëndafshit”. Komenti është aludim për atë se situatën në veri kosovarët e morën mjaft qetë dhe nuk ranë pre e provokimeve të serbëve.

Ky koment u cilësua nga gazetari i portalit të njohur serb me nota të larta, teksa shton se Meliza dhe kosovarët e Twitterit e duan vendin e tyre po aq sa ai Serbinë.

Incidentet tashmë kanë mbaruar, por bilanci i të vdekurve dhe futja nën kontroll e pikave kufitare ende është duke u diskutuar nga njohës të sigurisë dhe politikës, si në mediat e shkruara ashtu dhe ato elektronike. /Telegrafi

Lajmet e fundit>