Lajmet

Luftoni lodhjen dhe stresin me këto 3 aplikacione

Apr 14 2015
0 Shpërndarje
Luftoni lodhjen dhe stresin me këto 3 aplikacione

woman_using_cell_phone-100567312-largeShumica e njerzve mendojnë se teknologjia dhe pajisjet mobile po na bëjnë gjithnjë e më shumë përtacë e të paaftë nga ana mendore. Dhe ka të ngjarë që ky supozim të jetë i drejtë. Ndoshta sepse njerëzit sot as nuk denjojnë në ngrenë kokën lart kur janë duke ecur sepse sytë e tyre janë gjatë gjithë kohës të ngulur mbi një smartfon apo tablet. Por nga ana tjetër dhe shumë zhvillues e kanë vënë re këtë gjë dhe kanë vendosur të krijojnë disa aplikacione të cilat do të rrisin aktivitetin tonë mendor. Ka me dhjetra aplikacione të tilla që premtojnë t’ju bëjnë më të zgjuar në App Store apo Play Store por ne kemi zgjedhur t’ju prezantojmë tre më populloret që ju sugjerojmë ti provoni…ndoshta vërtet bëheni më të zgjuar.

Lumosity

lumosity-100577608-mediumLumosity deklaron se mund t’ju ofrojë më shumë se vetëm lojra dhe argëtim. Pretendohet që lojrat mendore që e përbëjnë atë janë ndërtuar nga një skuadër neurologësh të cilët ofrojnë një testim dhe aktivitet të personalizuar për ju. Me aplikacionin falas për Android, iOS por dhe në ueb, ju mund të ndiqni programin e trajnimit të mendjes tuaj i cili ofrohet në fusha të ndryshme si memoria, përqëndrimi, fleksibiliteti, shpejtësia dhe zgjidhja e problemeve. Sipas dëshirës ju zgjidhni në cilat fusha doni të testoheni. Rezultatet tuaja, skuadra që fshihet pas Lumosity i përdor për të krijuar planin tuaj të personalizuar të trajnimit të cilat ju mund ta ndiqni cdo ditë për 15 minuta.

Lumosity ofron një sërë lojrash interesante por nëse ju përdorni aplikacionin falas ekzistojnë limite përsa i përket lojrave dhe testimeve tuaja. Nëse abonoheni për 12$ në muaj ju do të keni akses në 23 lojra mendore mobile dhe 40 të tjera online në ueb. Gjithashtu ju mund të krahasoni rezultatet tuaja me ato të të tjerëve.

elevate_app_punctuation_test-100578391-mediumElevate

Mund të themi se Elevate është i ngjashëm me Lumosity në disa këndvështrime. Ky aplikacion e quan veten si ‘trajneri juaj personal i mendjes’ dhe ju vë përballë sfidave të reja cdo ditë të cilat përmirsojnë të kuptuarit tuaj dhe fokusin. Ndërkohë që Lumosity përdor forma për t’ju bërë juve më të zgjuar, Elevate është më tepër i fokusuar tek komunikimi përmes lojrave ku mund të shkruar dhe të flasësh. Por ashtu si Lumosity dhe Elevate fillimisht ju pyet cilat aftësi tuajat doni të përmirsoni, zgjedhjet përfshijnë artikulimin, përqëndrimin gjatë të dëgjuarit dhe të lexuarit, zgjidhjen e problemeve, procesimin e informacionit më shpejt etj.Pas testimit të këtyre njohurive, aplikacioni shfaq rezultatet tuaja.

Lojrat e Elevate duken më ‘të gjalla’ se ato të Lumosity pasi janë të mbushura plot ngjyra e animacione. Pra në të njëtën kohë argëtuese dhe të dobishme. Por versioni falas i Elevate ju limiton në numrin e lojrave që mund të luani në ditë ndërsa nëse abonoheni në versionin Pro për 5$ në muaj ju do të keni akses në 29 lojrat e Elevate në të njëjtën kohë dhe në 10 të tjera Pro.

personalzen-100577607-mediumPersonal Zen

Ashtu si dy aplikacionet e para dhe aplikacioni Personal Zen deklaron të jetë ndërtuar i bazuar në mendimet dhe punën e neurologëve. Por ndryshe në dy aplikacionet e para që fokusohen më tepër në zhvillimin e inteligjencës tuaj, Personal Zen është më shumë një mënyrë për të larguar stresin dhe ankthin e përdoruesve. Aplikacioni e bën këtë duke ju detyruar ju të përqëndroni në gjërat pozitive, realisht ky është qëllimi i lojës.

Bëhet fjalë për një lojë tepër interesante në të cilën ju shfaqen dy fytyra; një e mërzitur dhe një e gëzuar dhe për të fituar lojën do t’ju duhet të ndiqni fytyrën e gëzuar. Krijuesi i kësaj loje ka deklaruar se ajo e largon përqëndrimin e përdoruesit nga gjërat që i shkaktojnë ndjesi negative dhe e sjell tek ato me energji pozitive. Një studim ka provuar se me të vërtetë ky aplikacion është në gjendje të reduktojë stresin dhe ankthin ndaj mos e humbisni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>