Harduer

Lumia 430 është telefoni i radhës buxhetor i Microsoft që kushton vetëm 70 dollar

Mar 19 2015
0 Shpërndarje
Lumia 430 është telefoni i radhës buxhetor i Microsoft që kushton vetëm 70 dollar

gsmarena_002Lumia 430 është smartfoni më i ri buxhetor i Microsoft. Ky smartfon do të mbërrijë në tregjet tona nga muaji Prill dhe ofron mbështetje për dy karta SIM. Kostoja e tij nuk e kalon shifrën e 70 dollarëve. Specfikat e tij nuk janë aq mahnitëse sidomos nëse vëmë në perspektivën e 2015 por duke pasur parasysh buxhetin e vogël, Microsoft ka arritur të ndërtojë një paisje goxha të mirë.

Lumia 430 fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 200 dy bërthamësh 1.2 Ghz. Lajmi i mirë është se smartfoni zotëron 1 GB RAM që do të thotë se nuk do të ngelet pa aplikacione e as pa përditësimin e Windows 10.

gsmarena_001Ngjason me një përditësim të Lumia 530 falë përmasave të ekranit prej 4 inç me rezolucion 800×480 dhe 235 piksel për inç. Memorja e brendshme është 8 GB si dhe ofron mbështetje për kartat microSD deri 128 GB. Një tjetër përmirësim krahasuar me Lumia 530 është kamera frontale 0.3 megapixel ndërsa ajo që zhgënjen është kamera parësore me sensor 2 Megapixel. Një sensor Proximity përbën një tjetër përditësim të rëndësishëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>