Biznes

Lumia Denim zbarkon në modelet Lumia 630, 635, 930 dhe 1520 për përdoruesit shqiptarë

Jan 30 2015
0 Shpërndarje
Lumia Denim zbarkon në modelet Lumia 630, 635, 930 dhe 1520 për përdoruesit shqiptarë

lumia---

Përditësimi i radhës i Microsoft në Windows Phone quhet Lumia Denim, ndërtuar posaçërisht për telefonët Lumia. Microsoft na prezantoi me përditësimin Lumia Denim në muajin Shtator me lançimin e Nokia Lumia 735 dhe Lumia 830.

Asokohe, kompania tha se përditësimi do të ishte i disponueshëm gjerësisht nga fundit i vitit që lamë pas, ndërsa në dhjetor Microsoft bëri të ditur se përditësimi do të mbërrinte gradualisht gjatë muajit Janar. Më parë ju kemi vënë në dijeni për disponueshmërinë e këtij përditësimi në Lumia 620 dhe Lumia 720 në Shqipëri.

Tashmë, Lumia Denim ka zbarkuar edhe në modelet Lumia 630, Lumia 635, Lumia 930 dhe Lumia 1520 për përdoruesit shqiptarë.

Modelet që akoma nuk kanë marrë përditësimin janë Lumia 520, Lumia 820, Lumia 920, Lumia 1020 dhe Lumia 1320. Kur përditësimi të jetë i disponueshëm, ne do ju njoftojmë prandaj qëndroni në kontakt me ne.

Lumia Denim vjen në një kohë Microsoft po zhvillon Windows 10, e cila do të jetë e disponueshme për të gjithë telefonët me Windows Phone 8. Windows 10 do të sjellë një dyqan të unifikuar aplikacionesh për të gjitha platformat desktop, tablet dhe smartfon.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>