Harduer

LUMIX DMC-LS5, kompakt dhe i fuqishëm

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
LUMIX DMC-LS5, kompakt dhe i fuqishëm

O.I.S. kompenson mjegullën e shkaktuar nga dridhjet e dorës dhe shquhet për performancën e lartë të korrigjimit pa prishur kualitetin e imazhit. 

Përveç opsionit O.I.S., iA i LUMIX (Intelligent Auto) e ndihmon përdoruesin që të marrë rezultatet më të mira nga çdo fotografim. Opsioni Face Detection gjen fytyrat e njerëzve dhe u jep fokusin dhe ekspozimin e duhur. Intelligent Scene Selector dallon skenat dhe vendos parametrat më të mirë varësisht nga skena, si Portrait, Landscape e kështu me radhë. Intelligent ISO Control zbulon shpejtësinë e lëvizjes së subjektit dhe vendos vlerën më të mirë kombinuese të ndjeshmërisë ISO dhe shpejtësisë së fotografimit për të mënjanuar mjegullimin e shkaktuar nga lëvizja.

Aparati mundëson edhe xhirimin e imazheve lëvizëse me 720p HD, ndërsa softueri PHOTOfunSTUDIO përkrah ndarjen e fotove dhe videove përmes Facebook ose YouTube.

DMC-LS5, që punon me bateri AA, i ofron çdo përdoruesi komoditet dhe kënaqësi të lartë. Ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur. /pcworldalbanian\

Lajmet e fundit>