Harduer

Lunecase, kasa inteligjente më e re në treg

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
Lunecase, kasa inteligjente më e re në treg

4f0b9391761ced1b05940524afc2e287_largeKasa më e re e telefonit LuneCase, paralajmëron për ardhjen e thirrjeve në telefonin tuaj si dhe për mesazhet që ju merrni përpara se ato të arrijnë. Këto paralajmërime bëhen të dukshme në kasën e telefonit tuaj, pa lindur nevoja për ndezjen e tij.

Kjo kasë e merr energjinë, e cila i nevojitet për kryerjen e kësaj pune nga energjia që çlirohet në momentin kur një telefon lidhet me rrjetin më të afërt celular për kryerjen e një thirrjeje.

Kasa LuneCase kap valët dhe sinjalet e më pas i paraqet ato në sipërfaqen e saj. Kjo kasë nuk ka nevojë për karikim ose bateri, pasi përdor energjinë e panevojshme, e cila çlirohet gjatë një thirrje.

LuneCase është e përdorshme vetëm për iPhone 5, 5C dhe 5S. Pritet që versionet e reja, të cilat do të futen në treg së shpejti do të jenë të përdorshme edhe në telefonë të tjerë. Kasa LuneCase do të jetë e gatshme për tu blerë në Kickstarter për 25 dollarë në muajin gusht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>