Lajmet

“Luxy”, aplikacioni i ri social që lidh vetëm të famshmit e të pasurit

Oct 7 2014
0 Shpërndarje
“Luxy”, aplikacioni i ri social që lidh vetëm të famshmit e të pasurit

luxy1Duke qenë se aplikacioni Tinder rezultoi të ishte shumë i suksesshëm, u shfaqën shumë aplikacione të tjera klone të tij.

Por askush nuk është si “Luxy”, aplikacioni që e quan veten “Tinder minus njerëzit e varfër”. Ky aplikacion mund të përdoret vetëm nga milionerë, modelë, të famshëm e ekzekutivë të lartë.

CEO i Luxy është shprehur se me rritjen e shpejtësisë së lidhjeve online ka ardhur koha që dikush të krijonte një filter për të ndarë të pasurit nga të varfrit.

Ai shtoi se aktualisht Luxy nuk kërkon të verifikohen të ardhurat e përdoruesit, por ato mund të imagjinohen përmes profileve të tyre, fotove apo vendeve që frekuentojnë. Këta përdorues kanë makinat më të fundit, shkojnë nëpër hotelet më luksoze, jetojnë në shtëpi apo vila të mëdha, veshin rroba të shtrenjta, udhëtojnë shpesh etj. Ndaj dhe nuk duhet shumë kohë për tu siguruar se ata janë vërtet të pasur.

Nëqoftëse dy njerëz pëlqejnë njeri-tjetrin, aplikacioni i vë në dijeni dhe ata mund të fillojnë një bisedë të këndshme mes tyre. Sipas “Luxy” të ardhurat mesatare të përdoruesve të tij janë 250.000$. Aktualisht ky aplikacion ka 3.000 përdorues dhe mund të shkarkohet në Play Store dhe në App Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>