Biznes

Lyft merr 500 milion dollar në një tjetër raund investimi

Nov 23 2017
0 Shpërndarje
Një zëdhënës i Lyft konfirmoi investimin e radhës duke thënë se më shumë përkushtim nga kompania do të shkojë në drejtim të pasagjerëve dhe shoferëve. Lyft merr 500 milion dollar në një tjetër raund investimi

Një prej rivalëve kryesor të Uber, Lyft, ngriti një raund tjetër investimi me 500 milion dollar raportoi Axios.

Ky financim vjen në vazhdën e investimit 1 miliard dollarësh udhëhequr nga divizioni CapitalG i Alphabet Google në Tetor.

Një zëdhënës i Lyft konfirmoi investimin e radhës duke thënë se më shumë përkushtim nga kompania do të shkojë në drejtim të pasagjerëve dhe shoferëve.

Në Tetor vlera e Lyft shkoi nga 7.5 miliard dollar në 11 miliard dollar. Investimi i fundit do e dërgonte në 11.5 miliard dollar.

Fondi investues i Alphabet-Google ka financuar edhe tek Uber duke e bërë situatën edhe më interesante. Megjithatë marrëdhëniet mes Google dhe Uber janë dëmtuar rëndë pasi divizioni i makinave me sistem vetëdrejtimi Waymo paditi Uber në gjykatë për teknologjinë LiDAR.

Edhe Lyft ka pasur bashkëpunime me Waymo ku në maj zbuluan aleancën e tyre për teknologjitë e makinave autonome. /CIO Albanian

Tags >

Lyft
Lajmet e fundit>