Lajmet

M-Pay: Platforma më e re në Shqipëri për kryerjen e pagesave nga celulari

May 6 2013
0 Shpërndarje
M-Pay: Platforma më e re në Shqipëri për kryerjen e pagesave nga celulari

mpayPajisjet mobile dhe aplikacionet e tyre mundësojnë disa shërbime praktike për përdoruesit që ndikojnë në përmirësimin e jetesës së tyre.

Zhvillimet e fundit kanë treguar se përmirësimi I teknologjisë si dhe infrastrukturës për tregtinë dhe pagesat elektronike vitet e fundit kanë qenë në fokusin e vendit tonë.

M-Pay, një prej platformave më të fundit që ka për qëllim ofrimin e mundësisë për kryerjen e pagesave nga celulari kudo dhe në çdo moment ka vetëm disa javë që operon në Shqipëri.

Përdorimi i këtij shërbimi është me të vërtetë shumë i thjeshtë. Aktualisht është i disponueshëm për të gjithë abonentët e operatorëve celularë Vodafone Albania dhe Eagle Mobile të cilët disponojnë llogari bankare në Raiffeisen Bank ose Societe Generale Albania.

Aktivizimi i shërbimit mund të bëhet në çdo degë të bankave që përmendëm dhe pas regjistrimit është e mundur për përdoruesit që të rimbushin kreditin e celularit, të paguajnë fatura apo të kontrollojnë balancën e llogarisë bankare. Kjo menu e pasur mund të aksesohet nëpërmjet shtypjes së #777#.

Avantazhi kryesor i kësaj platforme qëndron tek thjeshtësia. Thirrja e këtij kodi është e mundur për çdo model celulari, nuk është e nevojshme që përdoruesi të disponojë me patjetër një celular të teknologjisë më të fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>