Harduer

Mac Book Air 13 inç me ekran Retina pritet të vijë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti

Mar 8 2015
0 Shpërndarje
Mac Book Air 13 inç me ekran Retina pritet të vijë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti

Macbook-Air-image

Apple po përshpejton proçesin e prodhimit të Mac Book-ut Air të ri 12 inch Retina në mënyrë që ai të hidhet në treg në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas një raporti nga The Wall Street Journal. Prodhimi masiv ka filluar por ky produkt nuk do të të shitet në sasi të mëdha deri para muajit Prill apo Qershor. Pyetja është se a do të prezantohet ky Mac Book Air gjatë eventit Apple Watch ditën e hënë?

Mark Gourman i portalit 9to5Mac fillimisht raportoi në muajin Janar se ky produkt i ri i linjës Mac Book Air do të vijë me një dizajn tërësisht të ri. Siç quhet ndryshe pjesa e brendshme “Mac Book Stealth” e Mac Book-ëve deri më tani kapërfshirë porta të plota USB-je, lidhës MagSafe dhe kartë memorie SD Card. Në vend të kësaj ky version i ri do të jetë i limituar në një portë USB-je Type C të kthyeshme, kufje dhe dy mikrofona. Sipas Gourman këto ndryshime lejojnë ndërtimin e një trupi më të hollë dhe më të lehtë. Apple lancoi Mac Book Air në vitin 2008 dhe aktualisht në treg shiten dy versione të tij; ai 11.6 inç dhe 13.3 inç. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>