Harduer

Mac Book Pro A1278 13 inç i Apple

Aug 11 2009
0 Shpërndarje
Mac Book Pro A1278 13 inç i Apple

Në total, një paketë mbresëlënëse.
Varianti 1199$ ka një procesor 2.26GHz Core 2 Duo, 2GB RAM DDR3 prej 1GHz dhe një hard disk 160GB 5400-rpm . Ai 1499$ shpalos një procesor 2.53GHz Core 2 Duo, 4GB RAM DDR3 prej 1GHz dhe hard disk 250GB 5400-rpm. Të dy versionet kanë një kartë grafike nVidia GeForce 9400M. Laptopi gjithashtu ka një ekran pasqyrues të gjerë me rezolucion 1280-me-800 pikselë si dhe një kamera iSight – por jo një opsion për ekran mat. (Apple ofron disa opsione të tjera hard disku dhe RAM-i, por të gjitha kushtojnë një ekstra.)
Tipare të tjera përfshijnë një fishë ushqimi MagSafe, port për ethernet gigabit, një Mini DisplayPort dhe dy porte USB 2.0. Një vend për kufjet zëvendëson  portet audio-in/out të versioneve të mëparshme.
Në testimin tonë me WorldBench 6 , ky MacBook Pro mori një vlerësim prej 76 (Mirë), prandaj mos shpresoni të jetë laptopi më i shpejtë i lagjes. Në testimin MacWorld, versioni me procesor 2.53 GHz ishte pak më shumë se 12 për qind më i shpejtë se ai me procesor 2.26 GHz.

Lajmet e fundit>