Harduer

Mac Clone fillon t’ia kalojë origjinalit, Mac Mini

Aug 12 2008
0 Shpërndarje
Mac Clone fillon t’ia kalojë origjinalit, Mac Mini

Kompjuteri Psystar Open, sistemi i klonuar i Mac që krijoi rrëmujë kur u prezantua në internet, shënoi rezultate në testet e fundit të Macworld. Open punonte rreth 28% më shpejt se Mac Mini 2 GHz, prej 799$, por 8% më ngadalë se niveli  llestar, i modi kuar dhe i freskuar i iMac 2.4 GHz all-in-one, sistem i cili punon me çipat më të rinj Penryn të Intel

.Në materialet e tij të marketingut, Psystar krahason Open Computer me Mac Mini, njësia më e lirë e desktopit të Apple. Për secilin sistem ju pajiseni me desktop, tastierë dhe maus. Open Computer ka procesormë të shpejtë, më shumë RAM dhe një harddisk me kapacitet më të madh se Mini. Ai gjithashtu ofron më shumë porte periferike dhe opsione të zgjerimit. Natyrisht, Mini ofron përkrahje teknike nga Apple dhe përkrahje për azhornimet e sistemit operativ. Testet e Macworld për Open Computer rezultuan: 2GB me 667 MHz RAM dhe 250 GB Harddisk. Shtesat përfshinë një kartë gra ke nVidia GeForce 8600GT (110$), një kartë FireWire (50$) dhe instalimi i Mac OS X 10.5.2 i Psystar (155$, por kompania nuk ofron udhëzimet e instalimit). Çmimi total, duke përfshirë transportin, ishte751.47$. Kur Open Computer debutoi gjatë këtij viti, shkaktoi një trazirë të madhe. Apple “ngriti vetullat” për klonet e tij.

Ndërprerja e marrëveshjes për licencë për shfrytëzuesit e OS X, ndaloi instalimet e programeve në sistemet jashtë Apple. Gjithashtu, në  llim nuk ishte e qartë nëse Psystar, me bazë në Miami, kishte hyrë në biznes. A do ta lu ojë Apple kundër Psystar? Mbetet çështje e hapur, por kompania e re ka  lluar të marrë porositë për PC-të e saj inovativë. Natyrisht, fokusimi në numrat me Open Computers do tëthotë shmangie nga çështjet etike. A do ta konsideronit blerjen e një PC-je që kërkon nga ju të injoroni marrëveshjen për licencë të Apple?

James Galbraith

Lajmet e fundit>