Lajmet

Mac Remote kontrollon Mac-un tuaj nga larg me Android

Apr 1 2013
0 Shpërndarje
Mac Remote kontrollon Mac-un tuaj nga larg me Android

Mac Remote ControlsSmartfonët kanë kontrolluar kompjuterët me aplikacione të specializuara për shumë kohë, por Mac Remote bën diçka pak më ndryshe: nuk iu kërkon që të instaloni ndonjë softuer serveri për të punuar.

Në vend të kësaj, ai lidhet me Mac-un tuaj përgjatë SSH-së dhe kontrollon aplikacione të ndryshme dhe funksione të sistemeve me komanda nga larg.

Edhe pse nuk keni nevojë që të instaloni ndonjë gjë, ju duhet të mundësoni qasjen nga larg, apo Remote Login në Mac (të cilën gjë e bëni në panelin Sharing në System Preferences).

Nëse nuk e dini se si ta bëni këtë gjë, Mac Remote do të ju tregojë se si ta bëni këtë nëse e përdorni për herë të parë. Sapo ta keni mundësuar atë, ju do të jeni në gjendje që të kontrolloni ndriçimin dhe zërin e Mac-ut tuaj, e po ashtu edhe disa aplikacioneve të tjera si Preview, iTunes, VLC, iPhoto, Spotify dhe më tepër.

Edhe pse jo në formën e përsosur të një softueri dhe me reklama, Mac Remote funksionon mjaft mirë.

Nëse keni nevojë për ndonjë metodë të thjeshtë për të kontrolluar Mac-un tuaj përgjatë telefonit ose tabletit që ka sistemin operativ Android, ky shkarkim pa pagesë mund të ju ndihmojë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>