Lajmet

Mac Office i ri në fund të vitit 2010

Aug 13 2009
0 Shpërndarje
Mac Office i ri në fund të vitit 2010

Outlook për Mac do të zëvendësojë Entourage, programin momental për e-mail dhe kalendarë në suitën Mac Office.

Megjithëse ende do të dallojë nga versioni Outlook për Windows, kësaj radhe do të ketë përkrahje për më shumë veçori shkëmbimi, si dosje publike dhe veçori për menaxhim të të drejtave.

Office për Mac kishe një version të Outlook në ditët para Mac OS X, por Microsoft kaloi në programin Entourage me Office për Mac, versioni X, për shkak se versioni kishte një mungesë të një lidhjeje të mirë me Exchange.

Prodhuesi softuerik ka punuar gjatë viteve të fundit për të shtuar aftësi më të mira për Exchange, në softuerin për e-mail.

Apple gjithashtu, ka punuar për të përkrahur Exchange me programin e vetë për postë dhe ka bërë të ditur se do të shtojë aftësi të përmirësuar për Exchange përbrenda postës si pjesë e sistemit të ri operativ Snow Leopard.

Eric Wilfrid, menaxher gjeneral i biznesit Macintosh të Microsoft, tha në një konferencë se nuk mund të bisedojë për atë sesi Outlook për Mac do të krahasohet me Snow Leopard, kuptohet në terme të përkrahje për Exchange, pasi që Apple nuk ka paraqitur ende sistemin e ri operativ apo nuk ka dhënë detaje mbi punën e përkrahjes për Exchange.

Wilfrid gjithashtu refuzoi të deklarojë ndonjë gjë mbi thashethemet se Microsoft mund të jetë duke punuar në një version mobil të Office, për iPhone.

“Është bërë një pyetje e popullarizuar” tha ai. “Jo, nuk ka asnjë lajm sot për çfarëdo pune me iPhone”.
Të mërkurën, Microsoft paraqiti një partneritet me Nokia, përmes të cilit do të shohim krijimin e versionit mobil të aplikacioneve të Office, për celularët Symbian. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>