Harduer

MacBook-ët e Apple tashmë më të shpejtë, më të lirë

Feb 15 2013
0 Shpërndarje
MacBook-ët e Apple tashmë më të shpejtë, më të lirë

Dy ditë më parë, Apple uli çmimet e MacBook Pro me Retina Display (13 inç), duke i përditësuar njëkohësisht ata me proçesorë më të shpejtë. Modeli 15 inç ka gjithashtu edhe specifikime më të mira, edhe pse çmimi mbetet i njëjtë,

Retina MacBook Pro 13 inç ka tashmë një çmim fillestar prej 1.499 $ për modelin me 128 GB solid-state flash storage dhe 1.699 $ për 256 GB hapësirë. Ky model ka gjithashtu një proçesor 2.6GHz Intel Core i5.

Versioni me 15 inç fillon nga 2.199 $, por në këtë rast merrni një laptop me proçesor 2.4GHz Core i7. Nëse doni më të mirën e më të mirave, mund të merrni një Retina MacBook Pro me proçesor quad-core 2.7 GHz Core i7, 16 GB RAM për një çmim prej 2.799 $.

Përveç përmirësimeve që i janë bërë linjës Retina MacBook Pro, Apple ka ulur gjithashtu edhe çmimin e MacBook Air 13 inç i cili kushton tashmë1.399 $ (256 GB hapësirë).

Çmimet e reja mund t’i shihni të reflektuara edhe në dyqanet e Apple si dhe në dyqanin zyrtar online.

Uljet e çmimeve reflektojnë siç duket vështrimet kritike të profesionistëve, të cilët kanë vleresuar nga njëra anë rezolucionin 2,560 x 1,600, por e kanë ‘kritikuar’ Apple për faktin që nuk ofronte një version me ekran më të madh (15 inç) për një numër aq të madh pikselësh. (PCWorld Albanian)

MacBook Pro

Tags >

MacBook
Lajmet e fundit>