Harduer

MacBook Nano apo iPhone HD?

Oct 25 2008
0 Shpërndarje
MacBook Nano apo iPhone HD?

Në shtesën më të fundit të artikullit të tij, Markoff merr guximin dhe spekullon specifikime mbi këtë MacBook nano/Macbook Touch/iPhone Slate, të cilat nuk mund t’i vërtetojë askush.   <br />Por të ndalemi pakëz. Sigurisht se pyesni vetën se nga ka mundur të rrjedhë ky informim mbi këtë produkt? Është e thjeshtë. Një kompani kërkuese tani për tani e panjohur, ka ndjekur vizitat tek një uebfaqe dhe ka kuptuar se aty bëhet fjalë për një produkt nga Apple, që ende nuk është bërë i njohur për publikun dhe si i tillë mund të pozicionohet diku mes iPhone dhe MacBook. Ndoshta mund ta supozojmë emërtimin, iPhone 3.0 ose NetMac 1.0!

Siç kemi pasur rastin me iPhone origjinal, kur ishim dëshmitarë të spikatjes së tij në bazë të trafikut nëpër bloge, nuk do të më çudiste fakti nëse ky produkt është i vërtetë. Edhe kompjuterë të tjerë nga Apple janë parë si fillim online, megjithëse disa prej tyre nuk kanë shijuar asnjëherë tregun.

Sidoqoftë, besoj që z.Steve ishte tërësisht i sinqertë kur tha se “nuk dimë të ndërtojmë një kompjuter mesatar 500 dollarësh”, duke argumentuar misionin e kompanisë, që është i drejtuar të ofrojë më shumë për çmim të njejtë, e jo më pak veçori për më pak para.

Kështu që, nga instinkti i pastër, mendoj se nga lista duhet të largojmë një netbook (MacBook nano). Në vend të këtij, nëse ky është vërtet një produkt ende i paparalajmëruar nga Apple, atëherë ekziston mundësia për një iPhone HD me ekran të avancuar me rezolucion 800 x 480 piksel, që sigurisht do të paraqitet dikur nga viti 2009. Nëse analizojmë rezolucionin e përmendur, kjo na jep imazhe mes 480 x 320 piksel tek iPhone dhe 1280 x 800 piksel tek MacBook, që realisht na ofron argumente të mëtejshme, pasi edhe celularë të tjerë si HTC Touch HD, përdorin ekrane të shkëlqyera si këto.

Për më tej, Jobs, në konferencën financiare që u mbajt gjatë kësaj jave, deklaroi se kompania ka një hyrje të fuqishme në tregun e vogël kompjuterik, përmes pajisjes iPhone. Kështu që është mëse logjike për Apple dhe sigurisht ka më pak rreziqe dhe më pak kosto, mbajtja e progresit të iPhone, duke avancuar ekranin me një tjetër që ka më shumë pika për inç.

Lajmet e fundit>