Harduer

MacBook Pro probleme serioze me baterinë

Dec 7 2016
0 Shpërndarje
MacBook Pro probleme serioze me baterinë

15-inch-macbook-proPronarët e Macbook Pro të ri me shirit me prekje po ankohen që ato nuk po marrin jetëgjatësinë e baterisë që iu premtua.

Komuniteti mbështetës i vetë Apple, së bashku me sajte si Reddit po ndizen me ankesa se bateria nuk po dërgon 10 orë jetëgjatësi që u premtuar.

Një përdorues postoi në forumet e Apple se bateria e tyre ra vetëm pas 3 orësh.

“Sapo mora MacBook Pro-në e ri. Jetëgjatësia e baterisë është e tmerrshme!!! Unë kam Safari të hapur me 6 dritare dhe 95% bateri dhe më thuhet se kam vetëm 3 orë bateri të mbetur! Un mendoja se këto pajisje supozoheshin që të kishin deri në 10 orë? Unë e mbarova baterinë brenda 3 orësh natën e kaluar vetëm duke shfletuar në rrjet. Nuk po shikoja video, thjesht po shfletoja, a ka ndonjë gjë gabim me laptop-in tim?”

Është e paqartë për momentin se çfarë mund të jetë problemi por një problem i veçantë me çipin e grafikave Radeon dyshohet.

Deri më tani, përveç se duke e përdorur në minimum ose duke e mbajtur MacBook-un e lidhur me energjinë, nuk ka rregullime. Ka shumë mundësi që përdoruesit do të presin për një arnim nga Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>