Harduer

“MagAO”, filtri më i ri që sjell imazhe më të qarta të hapësirës

Sep 1 2013
0 Shpërndarje
“MagAO”, filtri më i ri që sjell imazhe më të qarta të hapësirës

Deri tani imazhet më interesante dhe më precize të errësirës i ka kap një grup kërkimor nga Universiteti i Arizonës.

Magellan Advances Optics ose “MagAO” është një filtër teleskopi i specializuar që shënjestron detaje në 0.02 arcsekonda, ekuvalent me të parin e një diamanti sa topi i bejsbollit në hënë.

Kjo cilësi e përmirësuar vjen fal një pasqyre të zhvendosur sekondare që rregullon papërsosmërinë e atmosferës së tokës.

Këtë punë e bën në kohë reale, 585 pika në pasqyrë mund të ndryshojnë pozicion deri në 1000 herë në sekondë. Kjo shkakton një imazh më të qartë të regjistruar.

Pasqyra vendoset pas pasqyrës fillestare ekzistuese të teleskopit në fushën e tij magnetike, pastaj e rregullon dritën hyrëse për të dhënë një imazh më të qartë.

Astronomët përdorën “MagAO” për të parë dy yje të ndara që i përkisnin një ylli binar 1,500 dritë vite larg.

Asnjë teleskop i mëparshëm nuk ka qenë në gjendje të bëjë këtë dallim. Astronomët po e përdorin këtë sistem për teleskopin e tyre të vendosur në Kili. (PCWorld Albanian)

P

Lajmet e fundit>