Biznes

Magazinimi online kursen kostot për harduer shtesë

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Magazinimi online kursen kostot për harduer shtesë

Shërbimet e magazinimit si MozyPro (mozy.com/pro) dhe Backblaze (backblaze.com) automatikisht enkriptojnë të dhënat dhe i transferojnë përmes një linje të sigurt. Pasi të keni bërë ngarkimin fillestar, softueri i shërbimit do të monitorojë të dhënat për ndonjë ndryshim, duke ndërtuar magazinime shtesë për të kursyer kohën e ngarkimit.

Bizneset me pak ose pa përkrahje IT do të pëlqenin një konsolë për kontrollim të magazinimit në disa kompjuterë në rrjet. Mund ta afatizoni magazinimin që të fillojë në një interval të caktuar kohor që i përshtatet biznesit tuaj. Gjithashtu mund të caktoni limitin e transferimit që duhet përdorur që të mos ngadalësojë rrjetin tuaj.

Jini të sigurt që të ruani edhe magazinimin lokal, që të ktheni mbrapsht skedarët e humbur. Shërbimi offline është i përshtatshëm për probleme të mëdha, si për përshtatje edhe për kursim të kostove; por shkarkimi i të gjithë skedarëve merr kohë të gjatë. Edhe Backblaze edhe Mozy ofrojnë t’ju dërgojnë DVD me skedarët tuaj nëse ju duhet t’i riktheni skedarët pas ndonjë avarie.

Lajmet e fundit>