Lajmet

‘Magjistarët teknologjikë’ të filmave nderohen nga organizatorët e çmimeve Oskar

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
‘Magjistarët teknologjikë’ të filmave nderohen nga organizatorët e çmimeve Oskar

Oscars Disa nga inovatorët më origjinalë të krijimit të efekteve speciale në filma, origjinaliteti i së cilëve është i pamohueshëm në integrimin e artit kinematografik me teknologjinë kompjuterike, janë nderuar me çmimet nga vetë organizatorët e Oskarëve në Los Anxheles.

Në këtë grup përfshihen skuadrat e filmave si “Shrek”, “Avatar” etj.

Një nga skuadrat e vlerësuara ishte ajo e filmit “The Hobbit: An Unexpected Journey,” (e cila ka sjellë në jetë krijesat interesante që realizohen nga personazhe dublante) e në veçanti njëri prej tyre që zhvilloi një prej sistemeve të ndriçimit më të gjithanshme në produksionin e filmave.

Ceremonia në Beverly Hills nderoi 25 individë me 9 çmime. Ndryshe nga ceremonia e çmimeve Oskar, e cila do të mbahet të dielën në 24 shkurt dhe do të nderojë filmat më të të mirë të 2012-s, Çmimet Shkencore dhe Teknike nderuan ata persona që kanë pasur arritje të vazhdueshme gjatë proçesit të prodhimit të filmave.

Eventi u prezantua nga aktorët Chris Pine dhe Zoe Saldana, të cilët luajnë përkatësisht Kapitenin James T. Kirk dhe Uhura në “Star Trek“.

Richard Mall mori ndoshta duartrokitjet më të gjata gjatë gjithë mbrëmjes, për shpikjen e një pajisjeje të lëvizshme që i lejon dritat e studiove të pozicionohen mbi setin e xhirimit, shpeshherë në zona ku ndriçimi normal nuk mund të përdoret për shkak të kushteve të vështira.

shrek avatarShpikja e tij është shitur në 40 shtete dhe është përdorur në 300 filma.

Skuadra të tjera si ajo e Daniel Wexler, Lawrence Kesteloot dhe Drew Olbrich kanë krijuar sisteme ndriçimi për grafikën kompjuterikë në PDI/DreamWorks. Edhe ata u nderuan me çmime mbi arritjet teknike.

Puna e tyre, e cila kombinon ndriçimin, ngjyrat dhe pasqyrimin është përdorur në filma si “Shrek,” “Madagascar” etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>