Lajmet

“Magnifier for Facebook” zmadhon fotot pa klikuar

Mar 24 2013
0 Shpërndarje
“Magnifier for Facebook” zmadhon fotot pa klikuar

Në rast se lista e miqve tuaj në Facebook është shumë e gjatë, atëherë është e vështirë që të kontrollosh gjithë publikimet e tyre. magnifier Facebook1

Fotot janë tipi i publikimit më i preferuar pasI përdoruesit mund të ndajnë një ide pa qenë i nevojshëm një paragraf me shpjegime. Fatkeqësisht kur fotoja është e vogël dhe nuk mund të shihni çdo detaj, atëherë ju duhet të klikoni që ta shihni në përmasat e saj maksimale.

Për të shmangur klikimet e vazhdueshme Chrome ofron një funksionalitet shtesë të instalueshëm (extension) të quajtur “Magnifier for Facebook” që shërben për shfaqjen e imazheve në përmasat e duhura thjesht duke e vendosur mausin sipër tyre.

Mënyra se si ky funksionalitet integrohet me faqen e Facebook-ut është shumë interesante aq sa ju do mendoni se duhet të shndërrohet në një opsion standard.

E vetmja gjë që nevojitet është instalimi i një kopjeje të “Magnifier for Facebook” në shfletuesin tuaj Chrome Web. Pas kësaj asnjë konfigurim tjetër nuk nevojitet.

Pasi të keni përfunduar instalimin hapni edhe njëherë faqen e Facebook-ut dhe provoni të kaloni mausin tek një foto e caktuar ku do të vini re se do të shfaqet automatikisht e zmadhuar në të djathtë të kursorit.

Në rast se ndodheni në skajet e shfletuesit atëherë versioni i zmadhuar do të përshtatë përmasat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>