Biznes

Mahnitëse: Apple ka mbi 137 miliardë dollarë kesh!

Feb 4 2013
0 Shpërndarje
Mahnitëse: Apple ka mbi 137 miliardë dollarë kesh!

Apple Kompania Apple momentalisht ka 137.1 miliardë dollarë në kesh. Kjo është një rritje prej 12.9% nga publikimi i fundit kur njoftuan se kanë diçka më shumë se 121 miliardë dollarë.

Këto janë apsolutisht shifra mahnitëse. HP në vitin 2012 kishte 120 miliardë dollarë qarkullim vjetor ndërsa Apple këtë shumë e ka në kesh.

Samsung po ashtu ka të ardhura të mëdha, megjithatë nuk mund të krahasohet me Apple.

Apple ka një rritje mahnitëse, por duket se ngadalë po fillon të dobësohet. Rritja e saj tashmë nuk është e shpejtë si dikur sepse kanë kokurrencë të fortë nga kompania Samsung e cila po ndikon në të gjitha sferat e botës teknologjike.

Për ata të apasionuarit në numra kjo shifër e Apple duket kështu: $137,000,000,000.

AppleMe këto të holla është e mjaftueshme që çdo njeriu në planet ti blihet një drekë prej 20 USD, me këto të holla mund ti blihet nga një iPod prej 300 $ të gjithë banorëve të Britanisë së Madhe, Amerikës dhe Gjermanisë, e po ashtu me këtë sasi të hollash mund të shlyhet borxhi nacional i Zelandës së Re, Kenias, Nigerisë, Xhamajkës, Kubës, Vietnamit dhe Singaporit.

Impresionuese, apo jo? (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>