Lajmet

Mailviewer hap e-mail-et në Outlook, Thunderbird dhe Windows Live

May 26 2014
0 Shpërndarje
Mailviewer hap e-mail-et në Outlook, Thunderbird dhe Windows Live

dpab8kzbf9w9xysrrmxlWindows: Nëse keni disa e-maile të vjetër që dëshironi t’i merrni nga Windows Live, Outlook Express ose Thunderbird, atëherë Mailviewer mund ta bëjë këtë gjë, dhe nuk keni nevojë të bëni asnjë instalim.

Mailviewer mund të shikojë përmbajtjen që ndodhet brenda një kutie postare elektronike nga Outlook Express, Windows Vista Mail, Windows Live Mail dhe Thunderbird. Vetëm hapeni atë, shkoni tek baza juaj e të dhënave dhe do të jeni në gjendje që të shihni mesazhet tuaja, e po ashtu edhe të kërkoni ose të nxirrni disa e-maile që keni pranuar në të kaluarën. Pjesa më e mirë është që nuk keni nevojë të bëni ndonjë instalim. Klikoni këtu për ta provuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>