Harduer

Maingear përditëson linjën e saj të laptopëve eX- L 15

Apr 21 2010
0 Shpërndarje
Maingear përditëson linjën e saj të laptopëve eX- L 15

Maingear eX-L15 veçohet me një ekran 15 inç LED bacilit që sjellë rezolucion prej 1920 x 1080 piksela që do të thotë se mund të lëshojë Full HD video në 1080p. Ai arrin i pajisur me kartelë grafike ATI Radeon HD 5870 dhe përkrahje për Direct X11.

Gjithashtu ju keni mundësi të zgjidhni një bashkësi Hard Disqeve me kapacitete prej 250 GB deri në 750 GB, si dhe keni mundësi për të zgjedhur një SSD që renditet me kapacitete prej 80 deri në 512 GB. Fuqia përpunuese buron nga procesorët Intel Core i5 dhe Core i7, dhe ju mund të zgjidhni ose 4GB RAM ose 8 GB RAM DDR3.

Specifika tjera përfshijnë një njësi DVD apo Blu-ray, DVI, HDMI dhe dalje zërimi S/PDIF, gjithashtu porte USB 2.0, web kamerë, eSATA, Firewire, etj.

Çmimi bazë për Maingear eX-L 15 fillon prej 1.599 dollarë por nëse zgjidhni modelin më të mirë me të gjitha opsionet, atëherë çmimi do të sillet në rreth 4.500 dollarë.

Lajmet e fundit>