Harduer

Maingear prezanton laptopin Nomad 15, për lojëra

Nov 15 2012
0 Shpërndarje
Maingear prezanton laptopin Nomad 15, për lojëra

Prodhuesi Maingear, një ndërtues sistemesh i vendosur në New Jersey, ka shfaqur laptopin për lojëra të quajtur Nomad 15.

I disponueshëm në disa ngjyra, i ndryshueshmi Nomad 15, është një laptop 15-inç me një procesor të gjeneratës së tretë Intel Core i7 Ivy Bridge, kartë grafike GeForce GTX 670MX dhe deri në 32GB memorie sistemi.

Një konfigurim bazë starton me 1,579 $ dhe përfshin një Intel Core i7 3740QM, kartë grafike GeForce GTX 670MX, RAM 8GB Corsair Vengeance DDR3-1600, 750GB hard disk, me lexues karte memorie, shkrues DVD 8X, 802.11n Wi-Fi.

Gjithashtu ka adaptues Bluetooth, 2.1MP uebkamera, tre porta USB 3.0 dhe 2 porta USB 2.0, HDMI dhe DVI-I, FireWire, sistem operimi Windows 7 Home Premium dhe një bateri 9 qelizore. (PCWorld Albanian)

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>