Harduer

Maingear shpalos super kompjuterë personal me CPU Core i7

Nov 2 2009
0 Shpërndarje
Maingear shpalos super kompjuterë personal me CPU Core i7

MAINGEAR Comptuers, një kompani prestigjioze për krijim të kompjuterëve të veçantë për gejmerë dhe entuziastë, ka shpalosur SHIFT, një kompjuter të përditshëm që do të riformulojë nivelin e tanishëm të kompjuterëve me performancë të lartë.

Bisha  e quajtur SHIFT përmban ndriçime LED dhe elemente tjera zbukuruese në eksterier të shtëpizës së tij, duke ofruar kështu një pamje të një kompjuteri modern për argëtim.

Në enterier të shtëpizës së gjatë vertikale, gjendet një procesor Core i7, zgjidhja juaj për kartelë grafike ATI apo Nvidia, 8GB (e më shumë) DDR3-1600 RAM, deri në 6HDD ose 12 SSD, opsione për DVD dhe Blu-Ray, një zgjidhje ftohëse të lëngët nga Asetek, pjesë periferike nga Razer, një veçori opsionale Killer NIC Xeno PRO dhe natyrisht sistem operativ Windows 7.

Gjatë fundit të vitit, Maingear gjithashtu do të shpalos një version të SHIFT që do të jetë i dizajnuar në veçanti për profesionistët kreativ, për video produksion, audio editim, dhe AutoCAD.

Shift ka një çmim bazë prej 2.199 dollarë dhe gjithashtu ka garancion për 3 vite rresht për harduer, e kontrata gjithashtu përcillet edhe nga përkrahja teknike nga ekipi më i mirë i Maingear.

Lajmet e fundit>