Lajmet

Makina e kërkimit anonim DuckDuckGo merr një dizajn të ri

May 22 2014
0 Shpërndarje
Makina e kërkimit anonim DuckDuckGo merr një dizajn të ri

DuckDuckGo Logo_500Makina e kërkimit që nuk ndjek përdoruesit, DuckDuckGo, ka marrë një dizajn të ri me disa mjete të avancuara të kërkimit që do të mund të sillnin përdorues të rinj për përdorimin e këtij mjeti. Ky përmirësim që u lajmëruara gjatë ditës së martë, përfshijnë një llojllojshmëri të ndryshimeve të kërkuara, duke përfshirë sugjerimet automatike dhe kërkimet lokale, që e bëjnë faqen të ngjashme me Google, por premtimet për privatësi të përdoruesve ende janë pjesë e politikave të kësaj makine kërkimi.

Makina e kërkimit e DuckDuckGo është një numër i shërbimeve online që kanë fituar më tepër vëmendje pas zbulimeve për përgjimet e bëra nga ish- kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden. Sipas politikës së vet të privatësisë, DuckDuckGo nuk mban regjistër të kërkimeve të përdoruesve, parandalon zbulimin e të dhënave të tyre për faqet e tjera dhe nuk regjistron IP adresat. Faqja ende ka reklama, por ato nuk vijnë në varësi nga të dhënat personale të përdoruesve. Kompania tani pret 150 milionë kërkime për muaj, tha CEO Gabriel Weinberg, që është një rritje nga 50 milionë për muaj sa ishte një vit më parë. “Shpresa jonë është që përqendrimi ynë në kërkim më të mençur dhe privatësi të vërtetë do të tërheq një përqindje të theksuar të njerëzve,” tha kompania. Kurse Google thotë që përpunon më tepër se 100 miliardë kërkime në muaj.

Përditësimet janë në dispozicion në uebfaqet për desktop dhe pajisje mobile DuckDuckGo. Përditësimet në aplikacionet e makinës së kërkimit në iOS dhe Andorid me siguri do të vijnë së shpejti, tha Weinberg.

Ndryshimet janë synuar që të japin rezultate më inteligjente dhe më mirë të organizuara të kërkimit. Përveç sugjerimit automatik, faqja tani mund të ofrojë më tepër kuptime për një term të caktuar të kërkimit. Faqja tani mund të ju ofrojë përgjigje në çast sipër lidhjeve dhe reklamave, ngjashëm sikur paraqitja e zgjeruar e Google nëpërmjet Grafit të vet të Njohurive. Përgjigjet në çast nga DuckDuckGo burojnë nga qindra bashkëpunëtorë përgjatë uebit nëpërmjet komunitetit të vet open-source.

DuckDuckGo zbuloi po ashtu edhe kërkimin e fotografive dhe videove, duke i paraqitur ato përpara dhe në qendër të faqes me rezultate të kërkimit. Në të ka edhe kërkim të përmirësuar lokal, që ofron karta për biznese të caktuara ose lokacione dhe një hartë interaktive. DuckDuckGo mund të shfaqte një rezultat të vetëm lokal më parë, por në një hartë statike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>