Lajmet

Makina e kërkimit Indexeus zbulon fjalëkalimet e hakerëve

Jul 21 2014
0 Shpërndarje
Makina e kërkimit Indexeus zbulon fjalëkalimet e hakerëve

AS2011-12-06_12-05-54_1020.0_standard_640.0Disa hakerë janë duke provuar të mësojnë se si është gjendja kur gjuajtësit bëhen të gjuajtur. Një makinë e re e kërkimit e quajtur Indexeus ofron një mënyrë të lehtë për të shikuar kredencialet nga qindra sulme, duke përfshirë edhe sulmet e bëra së fundi gjatë të cilave u zbuluan kredencialet e Yahoo-së dhe Adobe-it.

Por ekziston këtu një gjë e pazakonshme: shumica e të dhënave të indeksuara nga shërbimi vijnë nga sulme të forumeve dhe uebfaqeve të popullarizuara që kanë si prapavijë komunitetin e hakerëve. Me fjalë të tjera, makina e kërkimit është duke e reklamuar vetveten tek të njëjtit njerëz të cilët është duke i ekspozuar.

Por kjo është e tëra pjesë e planit të biznesit, raporton Krebs në Security. Personat prapa Indexeus planifikuan që të ofrojnë shërbime të mbrojtjes – paguaje faqen me një donacion prej 1 dollar për regjistër dhe ju mund të largoni të dhënat e ndjeshme nga makina e kërkimit. Siç tregonte një pohim më herët në faqe, “Qëllimi i Indexeus nuk është të ofrojë informacione private për dikë, por për t’i mbrojtur ata duke formuar vetëdijesim. Prandaj ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë përdorim të gabuar ose përdorim dashakeq të përmbajtjes dhe shërbimit tonë.”

Kjo sigurisht që mund të tingëllojë si zhvatje. Pa marrë parasysh këtë, themeluesi i faqes, i identifikuar nga reporteri Brian Krebs, është 23 vjeçari nga Portugalia, Jason Relinquo, i cili kërkuar ndryshimi i politikave të faqes për ta ofruar një opsion pa pagesë të listës së zezë për t’u përputhur me vendimin e Bashkimit Evropian rreth “Të Drejtës për t’u Harruar”.

E tëra duket e pazakontë duke e pasur parasysh që të dhënat e marra nga Indexeus janë të jashtëligjshme në radhë të parë, por sigurisht që kjo tingëllon si një ngjarje argëtuese. Nëse jeni duke dashur që ta provoni Indexeus, duket që trafiku i madh që ka përshkruar këtë faqe ka bërë përkohësisht ndalimin e makinës së kërkimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>