Lajmet

Makina elektrike e BONEVET e cila preku finalen e ICT Awards 6

May 25 2018
0 Shpërndarje
Makina elektrike, përveç që përfaqësonte një sfidë të nivelit shumë të lartë për këta anëtarë, që përmes realizimit të këtij projekti kishin qëllim përparimin e diturive të tyre teorike dhe praktike, gjithashtu kishte qëllim përcjelljen e një mesazhi tepër të rëndësishëm në komunitet për mbrojtjen e ambientit. Makina elektrike e BONEVET e cila preku finalen e ICT Awards 6

Qendra BONEVET është një ambient që stimulon diturinë, ku fëmijët dhe të rinjtë inkurajohen të zbulojnë talentet përmes lojës dhe teknologjisë dhe prej vitesh i ka dhënë ICT Awards kandidatë e finalistë përgjatë shtatë edicioneve.

Këtë vit, kjo qendër i dha garës mbarë kombëtare një finalist në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit.

Bonevet u përfaqësua nga Arbëri dhe një ekip prej 6 anëtarësh rreth moshave 15-17 vjeçare, vajza dhe djem të pasionuar në teknologji.

Ekipi e cilëson projektin si makinën e parë elektrike në Ballkan dhe qëllimi mbrapa këtij projekti ishte ngritja e vetëdijes lokale dhe ndërkombëtare për nivelin e madh të ndotjes dhe degradimit të planetit tonë.

Makina elektrike mund të arrijë në një destinacion mjaftueshëm shpejtë, me shpejtësi maksimale deri në 150km/h, shpejtësi kjo që është kufizuar duke marrë parasysh peshën më të lehtë të makinës. Makina elektrike ka një distance lëvizjeje normale për një furnizim prej 80km me një mbushje.

Pas shumë sukseseve në krijimin e projekteve të vogla dhe të mesme, një grup nga anëtarët vjetorë të BONEVET, saktësisht 3 vajza dhe 3 djem të moshave 14-16 vjeçare u përzgjodhën për realizimin e projektit të Makinës Elektrike në shtatorin e vitit 2016.

Makina elektrike, përveç që përfaqësonte një sfidë të nivelit shumë të lartë për këta anëtarë, që përmes realizimit të këtij projekti kishin qëllim përparimin e diturive të tyre teorike dhe praktike, gjithashtu kishte qëllim përcjelljen e një mesazhi tepër të rëndësishëm në komunitet për mbrojtjen e ambientit.

Makinat elektrike nuk emitojnë dioksid karbon, duke i bërë shumë miqësore ndaj ambientit.

Pas muajve të parë të kaluar në hulumtim dhe mbledhje të informatave, ekipi i Makinës Elektrike prezantoj idenë e projektit para IPKO, operatorit të telekomunikimit në Kosovë, të cilët mbështetën financiarisht projektin drejt implementimit me sukses.

Gëzimi, Buna, Dioni, Enisa, Lumi dhe Beratrisa, të udhëhequr nga Nathan, tjetër anëtar në BONEVET, bashkë me përkrahjen e ekipit të BONEVET, arritën që në korrik të vitit 2017 të prezantojnë publikisht Makinën Elektrike, të parën në Kosovë, e cila është po ashtu ndër makinat e rralla elektrike në botë të krijuara nga kjo grupmoshë.

Kjo makinë mund të udhëtojë deri në 100 kilometra për orë, me aftësi të shkojë deri në 70-80 kilometra distancë me një mbushje të shpejtë prej 1 orë e gjysmë.

Ky projekt, përkundër suksesit të jashtëzakonshëm, shënon një pikënisje. Anëtarët e njëjtë, tash në numër më të madh, po punojnë në 3 projekte të mëdha që planifikohen të përfundohen deri në fund të këtij viti.

Makina Elektrike e BONEVET u vu përballë Projektit MARA të Visar Shehut dhe iGenius Crystal të Uljan Sharka.

Ishte ky i fundit që rrëmbeu trofeun e Inovacionit të Vitit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>