Harduer

Makina elektrike Tesla Model S vjen në Tiranë dhe Prishtinë

Sep 23 2014
0 Shpërndarje
Makina elektrike Tesla Model S vjen në Tiranë dhe Prishtinë

IMG_1930-e1410504989298-570x311“Tesla Convoy” ka për synim që të jetë promotor për startup-et. Një fushatë 6 ditore nëpër qendrat kryesore në Ballkan, solli makinën elektrike Tesla Model S edhe në Tiranë dhe Prishtinë ditën e djeshme. Qëllimi i kësaj fushate është të bashkojë dhe lidhë së bashku inovatorët, sipërmarrësit, dhe investitorët e frymëzuar nga puna e Nikola Tesla-s me kompani që duan të përdorin patentat e Tesla Motors të cilat u bënë të disponueshme nga themeluesi Elon Musk kohët e fundit. Diskutimet kyçe ishin zhvillimi i qendrave (stacioneve) të ngarkimit të makinës elektrike dhe burimeve të rinovueshme të energjisë.

Ideja e fushatës “Tesla Convoy” u formua gjatë një konference mbajtur në Smiljan, vendlindja e Nikola Tesla, dhe organizohet me sezone për të ndihmuar në ndërtimin e promotorëve të rinj të biznesit dhe ka qëllim të tërheqë kompani dhe startup-e në zonat ku shtrihej puna e shkencëtarit të famshëm. Tesla Convoy kaloi edhe nëpër qytete të tjera si: Zagrebi, Beogradi, Shkupi, Tetova, Podgorica, Dubrovniku dhe Spliti përgjatë ditëve 18 – 24 shator. Mbyllja do të bëhet në Zagreb.

Dy konkurse për inovatorët

Fushata do të promovojë dy konkurse në organizimin e tyre. Konkursi Tesla Next Thing do të shpërblejë inovacionet më të mira me një çmim prej 1000 Euro, ndërsa 5 idetë e biznesit më të mira do të marrin një suport me vlerë 5,000 Euro në formë trajnimi.

Konkursi i dytë është dedikuar inovatorëve dhe dizajnerëve dhe quhet Design your next Tesla EV. Dizajni më i mirë do të dërgohet për tek zyrat qendrore të Tesla Motors dhe Qendrën Shkencore të Tesla në SHBA. Fituesi do të shpërblehet me një çmim prej 1000 Euro. (PCWorld Albanian)

Tags >

Vetura
Lajmet e fundit>