Lajmet

Makinat e automatizuara të Uber migruan për në Arizona

Dec 26 2016
0 Shpërndarje
Makinat e automatizuara të Uber migruan për në Arizona

uber-self-driving-car-transportation-930x620Pasi u refuzua nga autoritetet e Amerikane në Kaliforni, Uber po planifikon të vërë në jetë planin e makinave të automatizuara në një shtet tjetër tashmë.

Kompania zbuloi se do të jetë Arizona stacioni i radhës me makinat e para në qarkullim nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Një zëdhënës i kompanisë tha: “Makinat tona u nisën për në Arizona. Në javët në vijim projekti i makinave të automatizuara do të jetë fillojë në këtë qytet dhe jemi të lumtur që gjetëm mbështetjen e duhur nga autoritetet.”

Prej kohësh, Uber ka operuar programin pilot në Pittsburgh por këtë muaj vendosi ta zgjeronte në San Francisco. Por vetëm pak orë pas debutimit, Departamenti Amerikan i Mjeteve të Motorizuara shprehu pakënaqësi ndaj projektit dhe kompanisë e cila duhet të kishte marrë lejet e duhura.

Uber u kundërpërgjigj duke argumentuar se nuk kishte shkelur rregullat e qarkullimit.

Ishte vetë guvernatori i Arizonës i cili pasi dëgjoi lajmet vendosi të ftonte personalisht kompaninë për të sjellur teknologjinë në fjalë në shtetin e tij. (PCWorld Albanian)

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>