Lajmet

Malueret që synojnë E-Banking kanë arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2002

Nov 13 2013
0 Shpërndarje
Malueret që synojnë E-Banking kanë arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2002

stopmalware_1160-100043315-mediumSipas një raporti të publikuar së fundmi nga Trend Micro, gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, softueret e dëmshme që kanë për synim vjedhjen e kredencialeve gjatë veprimeve bankare online kanë arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2002.

Që prej muajit korrik dhe deri në shtator janë numruar plot 200 000 infektime të reja, shifra më e lartë e regjistruar për një periudhë tremujore gjatë 11 viteve. Ndërkohë në tremujorin e dytë, Trend ka numëruar 146 000 infektime.

Është vënë re se infektimet kanë qenë të përhapura pothuajse kudo në botë çka do të thotë se kriminelët kibernetikë po diversifikojnë klientët e synuar. Sipas raportit, shtetet më të prekura kanë qenë SHBA-të (23% të infektimeve të reja), Brazili (16% ) dhe Japonia (12%). Lista pasohet nga India, Australia, Franca, Gjermania, Vietnami, Taivani dhe Meksika.

Malueri më i përhapur ka qenë ZeuS, i njohur ndryshe edhe si Zbot, i cili ka filluar të përdoret që në vitin 2006. Kriminelët kibernetikë e implementojnë ZeuS-in në uebfaqe të ndryshme dhe e përdorin për të sulmuar vizitorët.

Më pas malueri instalohet në kompjuterat e tyre në qoftë se këta të fundit nuk janë shumë të siguruar dhe kështu vidhen të gjitha kredencialet e veprimeve bankare on line të cilat më pas dërgohen në një server të largët.

Trend Micro theksoi se hasi shpesh edhe KINS, një softuer i dëmshëm i modeluar pas ZeuS-it, si dhe softuerin e dëmshëm Citadel i cili përdoret gjerësisht në Japoni dhe në vende të tjera. (PCWorld Albanian)

Tags >

malware
Lajmet e fundit>