Lajmet

Malueri Industroyer alarmon Evropën dhe Shtetet e Bashkuara

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
Ekspertët paralajmërojnë se malueri mund të modifikohet me lehtësi për të dëmtuar pjesë kritike të infrastrukturës në mbarë botën. Malueri Industroyer alarmon Evropën dhe Shtetet e Bashkuara Photo Source: Reuters

Dy firma të sigurisë kibernetike kanë zbuluar një softuer keqdashës i cili besohet se ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë në Dhjetor të 2016-ës në Ukrainë.

Ekspertët paralajmërojnë se malueri mund të modifikohet me lehtësi për të dëmtuar pjesë kritike të infrastrukturës në mbarë botën.

ESET, një firmë sllovake e sigurisë, dhe Dragos, një firmë Amerikane e sigurisë së infrastrukturave, publikuan analizat e detajuara të maluerit i njohur edhe si Industroyer ose Crash Override.

I menjëhershëm ishte reagimi i Departamentit Amerikane të SigEkspertët paralajmërojnë se malueri mund të modifikohet me lehtësi për të dëmtuar pjesë kritike të infrastrukturës në mbarë botën.urisë Kombëtare e cila tha se është duke hetuar maluerin por nuk kishte gjetur prova të ekzistencës së tij në infrastrukturën Amerikane.

Dy firmat e kanë pasur të pamundur të zbulojnë origjinën e sulmit. Ukraina akuzon Rusinë por zyrtarët e Kremlinit vazhdimisht kanë mohuar pretendime të tilla.

Ato ngritën alarmin se mund të ketë sulme të tjera me të njëjtën teknikë. “Malueri lehtësisht mund të modifikohet dhe përdoret kundër objektivëve të tjerë. Dhe kjo është alarmante,” tha ESET.

Themeluesi i Dragos tha se malueri ka potencialin për të sulmuar sistemet e energjisë në mbarë Evropën dhe mund të përdoret edhe kundër SHBA-ve. Me pak ndërhyrje, malueri mund të sulmojë infrastruktura të transportit, ujësjellësve dhe gazsjellëseve.

Industroyer është malueri i dytë pas Stuxnet i zbuluar i cili mund të dëmtojmë sisteme infrastrukturore. Stuxnet u zbulua në 2010-ën dhe besohet se hulumtues Amerikanë dhe Izraelitë e kanë përdorur kundër programit nuklear të Iranit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>