Lajmet

Malueri në CCleaner kishte në shënjestër disa kompani të mëdha teknologjike

Sep 22 2017
0 Shpërndarje
Të pyetur nëse besonin se ky ishte një sulm nga hakera shtetërore të sponsorizuar, Avast tha se nuk përjashtonte asnjë mundësi. Malueri në CCleaner kishte në shënjestër disa kompani të mëdha teknologjike

Malueri i cili i integruar në CCleaner, një softuer mjaft popullor për përmirësimin e performancës së kompjuterëve, ishte ndërtuar për të sulmuar kompani teknologjike të profilit të lartë.

Pas hetimit të maluerit, i cili u tha se ka prekur 2.27 milion përdorues të CCleaner në fillim të kësaj jave, Avast – kompania e sigurisë e cila ka në pronësi softuerin – tha se sulmi ishte një program APT (Advanced Persistent Threat) i cili kishte në shënjestër kompani të mëdha teknologjike dhe telekomunikacioni.

Ndërsa malueri infektoi 2.27 milion kompjutera përgjatë periudhës 15 Gusht – 15 Shtator duke përdorur versionin 5.33.6162 të CCleaner, sulmuesit pas tij duke se kanë qenë të interesuar vetëm për përdoruesit që punonin në firmat teknologjike.

Avast ende nuk ka publikuar asnjë emër kompania specifike për arsye privatësie por tha se janë nga Japonia, Tajvani, Britani, Gjermania dhe ShBA-ja.

Të pyetur nëse besonin se ky ishte një sulm nga hakera shtetërore të sponsorizuar, Avast tha se nuk përjashtonte asnjë mundësi.

Sipas kompanisë, të paktën 20 kompjutera nga 8 organizata janë infektuar por shtoi se ky numër mund të jetë me qindra sepse hetimet janë përqendruar vetëm në tre ditët e fundit.

Sakaq Cisco ka arritur të analizojë maluerin dhe të publikojë një listë kompanish emrat e të cilave u gjetën brenda kodit. List përfshin Samsung, HTC, Sony, Singtel, Vodafone, O2, Cisco, Intel, VMware, Google, Microsoft, Linksys, Epson, MSI, Dlink dhe Akamai. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>