Lajmet

Malueri në Chrome që pasuron keqbërësit kibernetikë nëpërmjet “pëlqimeve” në Facebook

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Malueri në Chrome që pasuron keqbërësit kibernetikë nëpërmjet “pëlqimeve” në Facebook

Kërkuesit e sigurisë në Bitdefender kanë zbuluar një program të dëmshëm phishing që instalohet si extension (funksion shtesë) në shfletuesin Chrome me qëllim shndërrimin e “pëlqimeve” të Facebook në para për kriminilet kibernetikë.

Gjithçka fillon me një link që u dërgohet përdoruesve nëpërmjet një email-i të rremë dhe i nxit ata të klikojnë mbi të pasi do munden të përfitojnë një version “business” të Flash Player. Sapo ky i fundit shkarkohet fillon të monitorojë aktivitetin e shfletuesit tuaj.

Sapo futeni në Facebook, malueri kontrollon historikun e shfletuesit për të vërifikuar nëse jeni të loguar ose jo. Në qoftë se jeni atëherë ekzekutohet një pjesë kodi Javascript që i tregon funksionit të instaluar se çfarë duhet të bëjë me llogarinë tuaj.

Ekzekutimi i kodit mund të përdoret për të mashtruar miqtë tuaj duke postuar linke të dëmshëm në profilet e tyre dhe mund të “pëlqejë” faqe pa dijeninë tuaj.

Me pak fjalë ata që e kanë krijuar këtë kod mund të bëjnë çdo gjë me llogarinë tuaj, madje mund të hapin adresën tuaj edhe në kompjutera të tjerë. Kodi është ndërtuar në mënyrë të tillë që profilet e hack-uar të “pëlqejnë” disa faqe specifike në Facebook.

Comodo Internet Security 2013 mbrojtje cilësore falas

Sa më i madh të jetë ky numer, aq më shumë para fitohet nga krijuesit e kodit. Fatkeqësisht ky infeksion nuk mund të zbulohet nga antivirusët vetëm në rast se këta të fundit përfshijnë filtrat e ueb-it.

Ky kërcënim mund të qëndrojë në shfletuesin tuaj për një kohë të gjatë. (PCWorld Albanian)

Google Chrome

Lajmet e fundit>