Harduer

Manchester United përdor sistemin e kamerave për të ndjekur lojtarët gjatë ushtrimeve

Aug 3 2014
0 Shpërndarje
Manchester United përdor sistemin e kamerave për të ndjekur lojtarët gjatë ushtrimeve

10476332_10152338306587746_3906226537706428708_o.0_standard_640.0Trajneri i sapoemëruar në Manchester United, Louis Van Gaal, është duke bërë ndryshime në klubin e futbollit, por ndoshta asnjë ndryshim nuk është duke marrë më tepër vëmendje se sa ai i kamerave të vendosura në fushë.

Sipas ESPN, përafërsisht pajisje për kamerë në vlerë prej 500 mijë funtave janë vendosur në vendin e trajnimit të klubit në Carrington të Anglisë.

Mbrojtësi Johnny Evans tregoi për anëtarët e shtypit: “Ne e kemi këtë sistem në minutën kur ai mund të na shikojë në sheshin e lojërave. Shumë skuadra e përdorin atë, por ne jemi duke e shikuar atë në shumë hollësi. Ne jemi në gjendje që të shohim gjërat që janë duke ndodhur drejtpërdrejt në sheshin e lojërave. Ne shkuam përgjatë një videoje së fundi dhe unë isha 10 jardë jashtë pozitës.”

Nuk është vetëm në kampin trajnues vendi ku Van Gaal është duke përdorur sisteme të kamerave për të ndjekur lojtarët e vet. Klubi për momentin është në një turne para-sezonal në SHBA dhe mbikëqyrja është duke u përdorur për të analizuar lëvizjet e lojtarëve gjatë ndeshjeve. Nuk është e vështirë të shihet përse teknologjia si kjo do të mund të ishte në veçanti e përshtatur siç duhet në futboll: sporti me ritmin e shpejt ka shumë pjesë që lëvizin dhe luhet në një fushë madhore. Tani na mbetet të presim nëse këto kënde të reja nga kamerat do të arrijnë ndonjëherë në transmetimet televizive. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>